“Dëshmi rrënqethëse, denoncoi bindshëm Serbinë dhe Rusinë”: Analisti flet për guximin e Gërvalles që përmendi vrasjen e babit të saj në sy të botës

Politika

“Dëshmi rrënqethëse, denoncoi bindshëm Serbinë dhe Rusinë”: Analisti flet për guximin e Gërvalles që përmendi vrasjen e babit të saj në sy të botës

Nga: M.H. Më: 18 prill 2021 Në ora: 21:37
Donika Gërvalla

Fjalimi i ministres të punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në KS të OKB-së, mori vëmendjen e mediave të vendit dhe atyre ndërkombëtare.

Gërvalla në këtë takim përveç që përfaqësoi në mënyrë të denjë Kosovën ajo gjithashtu ia numëroi Serbisë të bëmat që ia bëri Kosovës dhe ia bëri me dije edhe njëhere që Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik.

Mirëpo pos këtyre Gërvalla përmendi edhe vrasjen e babit të saj, e që kjo padyshim la mbresa edhe tek përfaqësuesit të pranishëm në këtë takim.

Në lidhje me përmendjen e vrasjes së babit të saj, ka folur për “Bota sot”, analisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Sipas Zeqirajt përmendja e vrasjes së babit të Gërvalles rrënqethi dëgjuesit, arriti të ishte I sinqertë dhe i bindshëm për të gjithë në takim.

Analisti shton se Gërvalla i bëri thirrje botës, sidomos, asaj demokratike, të jetë vigjilente karshi veprimeve që të e prirë të bëjë Rusia.

“Fjala e ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, njëherësh, edhe nënkryetare e qeverisë të Kosovës, Donikë Gërvalla, ishte e sinqertë, e faktuar, e drejtëpërdrejtë, duke denoncuar, madje, bindshëm, Serbinë dhe Rusinë mujëshare, me disa mbështetës të tyre, si burim i së keqes njerëzore. Ajo i bëri thirrje botës, sidomos, asaj demokratike, të jetë vigjilente, syçelë karshi veprimeve destruktive e luftënxitëse të bllokut agresiv, të prirë nga Rusia agresive”, u shpreh Zeqiraj.

Fjala e Donikës ishte përmbajtësore, me dëshmi rrënqethëse

"Babai im, një disident, një intelektual, një shkrimtar, një muzikant dhe një gazetar, është vrarë nga regjimi i Beogradit, madje edhe në tokë të huaj, në Gjermani, ku ne kishim ikur nga brutaliteti i atij regjimi të Beogradit", deklaroi Gërvalla.

Më tej, analisti vazhdon duke treguar një kronologji të deklaratës së Gërvalla bëri, rrëfimin që ajo tregoi edhe pse ishte vetëm 10 vjeçare, duke shtuar që në atë moshë ajo arriti të dalloj popullin serbë dhe qeverinë kriminale.

Image
Idriz Zeqiraj

“Megjithëse, Donika ishte vetëm 10 vjeçare, me dy vëllezërit e saj, Premtonin dhe Ergonin, të rritur nën përkujdesjen e nënës së tyre të përkushtuar dhe ideale, Suzanë Gërvalla, është e përmbajtur dhe dinjitoze, duke e bërë dallimin në mes popullit serb dhe qeverisë kriminale, gjatë dhe pas luftës të Kosovës”, u shpreh analisti.

"Serbët duhet t`i identifikojnë kriminelët e luftës, t`i sjellë para drejtësisë, të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara dhe me ne, për të gjetur varrezat masive të atyre që janë të pagjetur, të luftojë fashizmin në Serbi.... Vetëm atëherë do të mund të gjejmë një zgjidhje historike, jo vetëm për problemet tona bilaterale, por, me qëllim të një pajtimi të përgjithshëm në Ballkan", - deklaroi Donikë Gërvalla, në takimin me KS të OKB-së.

Zeqiraj vazhdon më tej duke thënë se gatishmërin që Gërvalla ka pavarësisht gjithë kësaj çfarë ajo përjetoi, lë të kuptohet se ajo ka guxim prap të arrijë një marrëveshje me shtetin e Serbisë.

Gjithashtu përmendja e Gjermanisë sipas analistit nuk është gjë për tu kritikuar mirëpo u kërkua në kohën e duhur për ta bërë.

“Tejkalimi i ndjesisë personale, "bërja e zemrës gur", me gatishmërinë edhe për pajtim, nëse , paraprakisht, përmbushën normat etike elementare, pranimi i fajit nga ana e Serbisë dhe plotësimi i detyrimeve, që parashehë ligji ndërkombëtar, reparacioni i dëmeve. Në këtë kontekst Donika përmend edhe Gjermaninë e diktaturës të kohës hitleriane, kërkim-falja e Gjermanisë, karshi popujve të dëmtuar, përfshi edhe Serbinë, që disa intelektualë e njerëz të mirë, nuk arritën ta kuptojnë, në kohën e duhur, të cilët, maturisht, reaguan se "Donika gaboi se e përmendi Gjermaninë e asaj kohe, në raport me Serbinë”, përfundoi Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat