“Iku” nga Kosova për të jetuar në Shqipëri, eksperti i sigurisë: Kjo është frika e Baton Haxhiut

Politika

“Iku” nga Kosova për të jetuar në Shqipëri, eksperti i sigurisë: Kjo është frika e Baton Haxhiut

Nga: N.Sh. Më: 19 prill 2021 Në ora: 14:01
Baton Haxhiu

Ish-zv.ministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, ka folur për qeverisjen e re të udhëhequr nga lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Tërnava thotë se, pas marrjes së detyrës nga dy liderët e rinj të Kosovës, duke vazhduar t’i mbajnë premtimet që ia kanë dhënë elektoratit për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të gjithë të korruptuarit që kanë qeverisur në të kaluarën, po ngritën kundër këtyre.

Sipas tij, opozita po mundohet të angazhohet në suaza dhe kompetencat e saja që i ka dhe duhet ta luaj rolin e sajë që është tepër destruktiv, sepse edhe sukseset nuk po i pranojnë, gjithçka çfarë bënë e vepron pozita kundërshtohet për inati.

“Duke e ditur të kaluarën se PDK e ka pasur edhe SHIK-un, dhe po ata njerëz kanë pozita të rëndësishme edhe në partinë e PDK-së, është e kuptueshme se ata do të riaktivizohen e sidomos kur krejt luftimin e dukurive negative që e ka premtuar Qeveria Kurti, opozitës nuk i shkon në favor se me vite të tëra e kanë qeverisur këtë vend, prandaj me zhvatjet që i kanë bërë deri më tani këtij vendi, edhe nuk është për tu habitur se në çfarë gjendje të mjerueshme tani gjendet Kosova”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon tutje se, riaktivizimi i strukturave ilegale të SHIK-ut përmes spiunëve të tyre dhe agjentëve të UDB-së, e ka qëllimin për ta filluar fushatën e orkestruar kundër kryeministrit Kurti, me akuza tepër të pista për zgjerimin e degëve të LVV-së edhe jashtë Kosovës, në trojet shqiptare, në Shqipëri, Maqedoni, në Mal të Zi e Luginë të Preshevës, madje edhe shumë fuqishëm në diasporë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Fillimisht ishin reagimet e opozitës së prirë nga PDK dhe klani PRONTO, SHIK i pastër, e më pas nga UDBA-shi i dëshmuar i Stanishiqit, Baton Haxhiu, i cili në orkestrim të SHIK-ut ka reaguar kundër mbështetjes së kryeministrit Kurti që iu ka dhënë kandidatëve të LVV-së për zgjedhjet në Shqipëri, duke e quajtur pjesëmarrjen e VV-së në këto zgjedhje ndërhyrje brutale në zgjedhjet e një vendi tjetër, duke e akuzuar se ai nuk e paska fare interes shtetin e Kosovës, por po e përdorë̈ë për trampolinë të kalimit në Shqipëri dhe tutje në trojet tjera shqiptare”, pohon ai.

Eksperti i sigurisë shton se, me që fitorja e Qeveris Kurti ishte absolute, dhe duke e njohur vet Kurtin si njeri i pastër deri më tani, të gjithë ata që kanë punuar për interesa të armiqve të vendit tonë, tani po i frikësohen kësaj qeverie.

“Është e kuptueshme pse po i frikësohet edhe spiuni Baton Haxhiu dhe spiunet tjerë të fshehur nëpër parti politike rritjes së ndikimit dhe autoriteti liderist të Albin Kurtit në nivel kombëtar. Kjo është një tronditje që vjen nga frika e eliminimit të tyre të plotë nga jeta publike e politike, pas zbulimit dhe dekonspirimit të të gjitha lidhjeve të tyre të spiunazhit e kundër interesave shqiptare, SHIK-SHISH dhe UDB-a, që shkuan aq larg duke provuar, derisa bënë edhe pazare me territorin e Kosovës”, thotë Tërnava.

Ai tutje shton se tipave si Baton Haxhiu nuk iu ka mbetur vend të jetojnë në Kosovë.

“Nga frika që i ka kapluar nga kjo Qeveri, tipat e spiunëve si Baton Haxhiu, persona të rrezikshëm që ishin dikur në qeverisjet e më parme edhe në poste të larta, në instanca që kur bisedohej për Kosovën me Serbinë , nonstop ishin të involvuar në ato bisedime, tash këta janë kundër Kurtit. Kjo na bënë të kuptojmë papastërtinë e tyre dhe të atyre udhëheqësve që e përfaqësonin vendin në bisedime me shtetin serb, duke bërë plane për falje të territoreve në dëm të Kosovës. Me dekonspirimin e atyre të mëdhenjve që sot janë në Hagë, dhe me fitoren e Kurtit në këto zgjedhje, tani këtyre bashkëpunëtorëve të tipit të Baton Haxhiut dhe të tjerë, nuk ju ka mbetur vend as të jetojnë në Kosovë, dhe jo rastësisht tani disa po jetojnë në shtetet tjera”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat