Hashim Thaçi nuk është themelues, ja kush ishin njerëzit e parë – themeli i UÇK-së (Emrat)

Politika

Hashim Thaçi nuk është themelues, ja kush ishin njerëzit e parë – themeli i UÇK-së (Emrat)

Nga: N.Sh. Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:47
Hashim Thaçi

Edhe pse pothuasje të gjithë e dinë, por akoma nuk është qartësuar përfundimisht se kush ishin personat e parë që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe shumë komandant, ish-liderin politik të kësaj ushtrise, Hashim Thaçin e njohin si themelues të UÇK-së.

Por kjo nuk është e vërteta, ajo është krejt ndryshe!

Para emërimit UÇK-së, kishte grupe tguerilëve, bashk me komandantin legjendar Adem Jasharin dhe Sali Çekajn që kishin kryer ushtrimet e para në Shqipëri.

Pjesëmarrësit që kishin marr pjesë në ushtrime në Shqipëri janë celulat e para të UÇK-së.

Tashmë po kuptohet gjithnjë e më shumë se Adem Jashari ishte një hero i zhvilluar brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Përveç tij ishte edhe Sali Çekaj.

Pra, janë dy heronj të jashtëzakonshëm kombëtar Sali Çekaj dhe Adem Jashari që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë.

I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuaja gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb.

Paradoks i vërtet është se në këtë grup nuk është asnjë emër i politikanëve tanë që kanë bërë bujë në institucionet e Kosovës, e të cilët thirrën në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pra, asnjë emër i atyre që sot thuhet që formuan UÇK-në nuk janë në listat e guerilëve të parë të UÇK-së. Madje as Hashim Thaçi. Pra, mund të thuhet, madje ka edhe fakte për këtë, se shumica e atyre që edhe sot vazhdojnë të fitojnë vota në emër të luftës, ishin shumë të vonshëm, madje tepër të vonshëm si pjesëmarrës në luftë.

Ata, shumica prej tyre, erdhen në vitin 1998 e disa edhe në vitin 1999 në luftë, ndërsa sot ‘rrahin gjoks’ si themelues të UÇK-së!

“Hashim Thaçi është shkatërruesi i UÇK-së”

Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, UÇK-TMK dhe pjesëtari i Shërbimit informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari thotë për gazetën “Bota sot” se, Hashim Thaçi nuk është themeluesi i UÇK-së, por sipas tij është shkatërruesi dhe demobilizuesi i saj.

“Dihet mirë se roli i Hashim Thaçi është rrit gjatë konferencës së Rambujes, ku me ndihmën e DGSE-së (Shërbimi Sekret i Francës), dhe me lidhshmërinë që e ka ky shërbim me Shërbimin sekret serb e cila njihet edhe si shërbim proserb. Hashim Thaçi dihet botërisht se ka qenë agjent i shërbimit francez dhe ka të dhëna publike mbi këtë lidhshmëri. Rrënjët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës burojnë nga vetë populli dhe si bërthamë është grupi prej mbi 50 vetave që në vitin 1991u  ushtruan nga ushtarakët shqiptarë në malin Dajt, në kasarnën e Surellit në Shqipëri”, thotë Miftari.

Miftari pohon se, këto grupet e para kanë qenë edhe shtyllat kryesore të UÇK-së.

“Në këtë grup kanë marr pjesë Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Sali Çekaj, Murat Jashari e shumë të tjerë, ku si koordinator i këtyre grupeve ka qenë Sali Çekaj, Imer Berisha dhe Fehmi Agani”, shton ai.

“Kjo ka qenë themeli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hashim Thaçi në këto ndodhi nuk përmendet askund, ndoshta përmendet ma vonë vetëm për faktin se i ka luftuar të gjithë këta njerëz. E kaluara e Thaçit është e panjohur dhe e kamë thënë publikisht se as 20% nuk e njohim atë. Do jetë e dhimbshme nëse në të ardhmen do të dalin të dhëna tjera negative të verifikuara, shumë ma të rrezikshme dhe të dëmshme për Kosovën, e sidomos për UÇK-në. Sa e ka dashur UÇK-në, Hashim Thaçi tregon marrëveshja K-90 ku shumica e ushtarëve u lanë rrugëve, u gënjyen, u shantazhuan, u çarmatosën dhe u kriminalizuan nga vetë Thaçi me kompaninë e tij, e cila nuk njihet ndonjëherë që ka marr pjesë në operacionet e UÇK-së kundër ushtrisë okupatore serbe”, përfundon Miftari.

Më poshtë janë grupi i parë dhe grupi i dytë i pjesëtarëve të UÇK-së, që janë ushtruar në Shqipëri.

Grupi parë:

Sali Çekaj; Zahir Pajaziti; Ahmet Hoxha; Bashkim Leci; Zymer Lulaj; Kadri Gubetini; Ismet Çerkini; Artan Gjini; Arsen Hamiti; Fatmir Racaj; Ibush Metushi; Agron Tushi; Fatmir Fejzullahu; Hysni Mehmeti; Afrim Zena; Hysen Agushi; Vehbi Zeqiri; Besim Shehu; Ramiz Ramadani; Halil Halili; Rushan Teneqja; Ahmet Zeqiri; Rexhep Luma; Minush Luma; Sedat Osmani; Ramadan Pajaziti; Shemsi Krasniqi; Remzi Mehmeti; Selami Hasani; Agim Demnika; Ekrem Matoshi; Sami Hasani; Sami Vishi; Azbi Veliu; Ali Guri; Musa Shabani; Ajet Shala; Sejdi Sula; Milazim Miftari; Shaip Haziri; Fadil Begu; Mefail Vishi; Shemsedin Sulejmani; Milaim Gerbeshi; Rexhep Ilazi; Islam Visoka; Ilmi Topalli; Ylber Topalli; Xhevat Qerimi; Bashkim Thaçi; Bajram Kadriu; Shefqet Brajshori; Bajram Miftari.

Lista e emrave nga grupi i dytë i gueriles shqiptare:

Adem Jashari; Ilaz Kadriu; Osman Ferizi; Avni Zymeri; Adem Maksuti; Shaqir Salia; Avni Rama; Sami Tahiraj; Shkelzen Gjonaj; Naim Gubetini; Xhavit Gubetini; Lutfi Jonuzi; Ramadan Begu; Ilmi Peci; Shahin Bejtollahu; Hasan Ferizi; Ejup Murseli; Isa Xhaferri; Naser Jakupi; Jakup Limani; Sait Jashari; Bujar Zeneli; Nazmi Bajrami; Beqir Saiti; Orhan Ibrahimi; Bujar Hazizi; Faton Gajtani; Shemsi Zeqiri; Samet Rrahmani; Adem Derguti; Muharrem Bobaj; Ferat Çerkezi; Ahmet Berisha; Murat Jashari; Ilmi Bajrami; Fatmir Staveleci; Nuri Bexheti; Shaip Azemi; Fikret Halili; Selman Rreci; Kenan Kelmendi; Qenan Aziri; Fadil Kadria; Isuf Ismaili; Ekrem Sheholli; Dritan Restelica; Fehmi Beqiri; Hamdi Jaha; Ymer Aliu; Mehmet Breznica; Jahi Zeqiri; Zenullah Voca; Halil Palloshi; Faris Xhemaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat