Protesta e paralajmëruar, analisti “godet” PDK-në: Kritikat e protestat kundër qeverisë së Kurtit janë të kota

Politika

Protesta e paralajmëruar, analisti “godet” PDK-në: Kritikat e protestat kundër qeverisë së Kurtit janë të kota

Nga: A.SH Më: 19 prill 2021 Në ora: 22:48
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat, për të kundërshtuar Qeverinë Kurti. Kështu kanë bërë me dije zyrtarë nga PDK.

Mirëpo edhe sot shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk e kanë përjashtuar mundësinë e protestës së PDK-së kundër Qeverisë Kurti, nëse paralizohet e ardhmja e Kosovës si rezultat i krijimit të ndonjë strukture e cila do të ishte sikur Republika Srpska.

“Në momentin që shohim se qeveria Kurti do ta qojë vendin në një drejtim të rrezikshëm, si në të kaluaren kur Kurti deklaronte se është kundër asociacionit, zajendicës siç e quante ai, kundër minishengenit, janë disa projekte që Kurti nuk po ka qartësi”, ka deklaruar ai.

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar këtë deklaratë të tyre duke thënë se, PDK-ja aq është e padurueshme, e pikëlluar për shkak humbjes së madhe zgjedhore sa që nuk mund ta përballojë pozitën opozitare, andaj do të kundërvihet Qeverisë Kurti.

“Si ka mbetur gjë tjetër PDK-së përveç që të protestojë e kritikojë Qeverinë e Kurtit, e cila, nuk i ka mbushur as një muaj punë qeverisëse. PDK-ja aq është e padurueshme, e pikëlluar për shkak humbjes së madhe zgjedhore sa që nuk mund ta përballojë pozitën opozitare e nga ky hidhërim deklarohet për një luftë demokratike duke përfshirë edhe protestat në kohë pandemie”, ka thënë Mehazi.

Sipas tij, ajo çfarë kanë deklaruar PDK, është e kot sepse kjo qeveri ende nuk ka mbushur as 30 ditë qeverisje.

“Sikur këtë luftë politike me anë të protestave ta bënte PDK-ja e Hoxhajt pas një apo dy vitesh qeverisje të Kurtit do ishte e arsyeshme, ama të protestohet para një qeverie që si ka mbush as tridhjetë ditë punë është e kot, e pa arsyeshme dhe fare e pa dobishme jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë PDK-në. Tubimet e tilla të pa argumentuara ndaj qeverisë njëzetditëshe të Kurtit e marrin formën e protestave të zhurshme e asgjë më shumë”, thekson tutje Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Ai më tej shprehet se më e logjikshme do të ishte që PDK përmes protestës të kërkonte lirimin e arrestuarve nga Haga sesa kundër qeverisë Kurti.

Duke vazhduar se, kritikat e protestat kundër qeverisë së Kurtit nuk do kenë as përkrahjen e masës së gjerë.

“Shumë më e logjikshme e përkrahëse për qytetarët e Kosovës do ishte protesta e PDK-së së Hoxhajt për lirimin e ish-liderëve, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga burgu i Hagës sesa kundër qeverisë së Kurtit. PDK-në, qytetarët e Kosovës, para dy muajve, me anë të votave e kanë dërguar në opozitë, kështu që të kota janë vërejtjet, kritikat e protestat kundër qeverisë së Kurtit pasi nuk do kenë përkrahjen e masës së gjerë. Etika politike e kërkon që partia e Hoxhajt të protestojë kundër burgosjes së Thaçit e Veselit në Gjykatën e Hagës e jo kundër qeverisë të sapo formuar të Kurtit”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat