Ish-agjenti i SHIK-ut: Ky është skenari i rrezikshëm i Edi Ramës, Baton Haxhiut dhe Aleksandër Vuçiqit

Politika

Ish-agjenti i SHIK-ut: Ky është skenari i rrezikshëm i Edi Ramës, Baton Haxhiut dhe Aleksandër Vuçiqit

Nga: N.Sh Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:55
Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama

Një skenar i rrezikshëm është paralajmëruar nga ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i cili po përgatitet nga treshja Edi Rama, Baton Haxhiu dhe Aleksander Vuçiq.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari thotë se, ka akuzuar Haxhiun dhe Ramën për bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai thotë se, Haxhiu ka qenë dhe vazhdoj të jetë dorë e zgjatur e UDB-së serbe në Kosovë.

“Baton Haxhiu ishte postier i Ivica Stanishiqt dhe Millosheviqit, i cili ëm vonë është bërë këshilltar i Edi Ramës, Vuçiqit dhe Hashim Thaçit. Haxhiu gjatë dhe pas luftës e shtriu rrjetin e tij të UDB-së edhe në Shqipëri. Atje ai ishte me detyrë, dhe duhet informuar edhe opinionin se disa ministra nga Kosova i mori në Qeverinë e Ramës, që në fakt, ishin dhe janë ministra të Baton Haxhiut që i ka dërguar me mision të dyfishtë të spiunazhit”, thotë Miftari.

Sipas tij, Haxhiu dezinformatat që po i lëshon kundër kryeministrit Kurti dhe Rexhep Selimit nuk janë të rastësishme.

“Tani zjarri dhe dezinfotmatat që po i lëshon Baton Haxhiu, UDB-ja kundër LVV-së, e sidomos kundër Albin Kurtit dhe Rexhep Selimit,  nuk janë të rastësishme pasi ai me këtë po donë të ndikoj në vendimet që do ti merr gjykata e Hagës, duke tentuar ta ndihmojnë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, kurse në anën tjetër po tenton me çdo kusht që ta etiketoj kinse si komandantin e vrasjeve Rexhep Selimin e LVV-së. Po të ishte ai në PDK, nuk do ti bënin këto tentime  kundër LVV-së, e që të gjitha këto janë në koordinim të plotë me Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin të cilëve si shumë po ju mungon Hashim Thaçi, aleati kryesor i tyre në planet për ndarjen e Kosovës”, thekson Miftari.

Sipas tij, edhe tani sulmet që po bëhen në drejtim të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, janë në koordinim të plotë me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin.

“Batoni është i lidh ngushtë sidomos me vëllain e Vuçiqit, me  Andrean i cili është shef i sigurimit serb në hije i cili po ashtu kontrollon veriun e Kosovës me bandat e Radojqiqëve e Veselinovicëve, që në fakt janë vetëm figura të shahut, pasi Serbinë e ka rrok frika, si duket edhe Maqedoninë, se pas fitores së Kurtit dhe znj, Osmanit, që nëse fiton në Shqipëri blloku demokrat, atëherë   rrezikohet interesi i Serbisë në Kosovë, por edhe interesi në  Maqedoni do të jetë në rrezik, pasi Prishtina zyrtare do të jetë në një  vijë me qeverinë Kurti dhe me presidenten Osmani”, pohon Miftari.

Ai shton se, tentimi me lajme të rreme është i ndihmuar nga rrjeti rus, që tregon panikun e tyre dhe po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet në Shqipëri.

“Këto orkestrime nuk po ndodhin rastësisht, sepse zgjedhjet e Kosovës i kanë zgjuar nga gjumi vampirët serbë dhe argatët e tyre që vetëm emrat i kanë shqiptar, pasi mendimet dhe zemrat iu rrahin vetëm për Serbinë dhe Rusinë e Vladimir Putinit. Prandaj në këto zgjedhje në Shqipëri do të ketë manipulime nga blloku sllav që nuk do të lejoj në asnjë mënyrë që Shqipëria dhe Kosova të jenë në një vij të njëjtë kombëtare dhe zyrtare”, potencon Miftari.

Ai shprehet se për tu marr AKI-ja dhe prokuroria me Haxhiun dhe të tjerët, së pari duhet të pastrohen institucionet e drejtësisë.

“E kur të pastrohen nga njerëzit e UDB-së, do të thotë se janë pastruar edhe nga njerëzit SHIK-ut dhe nga njerëzit e Baton Haxhiut. Pikërisht  këtë punë duhet ta dinë dhe ta bëjnë mirë e më mirë kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, ministri i brendshëm  Xhelal Sveçla dhe vet shefi i ri i AKI-së, Petrit Ajeti”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat