Ky veprim i PDK-së mund t'iu kushtojë me jetë qytetarëve

Politika

Ky veprim i PDK-së mund t'iu kushtojë me jetë qytetarëve

Nga: A.Morina Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:09
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Ky veprim i PDK-së mund të kushtojë me jetë të qytetarëve, kërkohet të vihen në plan të parë interesat e popullit

Kohëve të fundit, kanë filluar të vihen në pah shumë pakënaqësi në mes pozitës dhe opozitës.

Siç duket, opozita nuk po tregohet e durueshme në veprimet dhe planet e Qeverisë Kurti, pasi për çdo veprim të saj po lëshojnë akuza dhe kritika të ndryshme.

Fillimisht ishte Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e cila paralajmëroi ditë më parë protesta ndaj qeverisë së re, gjë që më pastaj edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) iu bashkua iniciativës për protesta, nëse nuk përmbushen disa kritere.

Megjithatë, protesta në këtë kohë pandemie janë parë si të rrezikshme dhe të panevojshme, të cilat u paralajmëruar për interesa politike dhe jo për çështje në interesa shtetëror.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi ka komentuar paralajmërimet e partive opozitare, fillimisht PDK tani edhe AAK, për mbajtje të protestave.

Krasniqi theksoi se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka të drejtë të organizojë protesta, pasi këtë ia garanton Kushtetuta dhe dispozitat ligjore. Por, analisti tha se nëse PDK në këtë kohë organizon protesta, kjo gjë mund t’u kushtojë me jetë qytetarëve të vendit.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi

“Deklarata e Partisë Demokratike të Kosovës se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat, për të kundërshtuar Qeverinë është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe dispozitat ligjore.

Mirëpo, duhet të ketë një arsye të fortë për t'i qitur qytetarët në rrugë në këtë kohë pandemie, protestë e cila do të na kushtojë ndoshta me jetë”, deklaroi ai.

Krasniqi u shpreh se PDK po vazhdon t’i përdorë ende disa grupe të njerëzve për interesa të saj.

“PDK-ja akoma e mban formulën e një grupi të njerëzve të cilët mund t'i përdorë në çdo kohë për interesa të saj, mirëpo çdo veprim mund të sjell rrezik”, përfundoi analisti Islam Krasniqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat