Nuredini për Abdixhikun: Nuk mendon vetëm për zgjedhje të ardhshme, por për stabilitetin shtetëror

Politika

Nuredini për Abdixhikun: Nuk mendon vetëm për zgjedhje të ardhshme, por për stabilitetin shtetëror

Nga: N. H Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:55
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në mars të këtij viti.

E, menjëherë pas ardhjes së Abdixhikut në krye të partisë, Lidhja Demokratike e Kosovës filloi reformat e brendshme, duke e rikonstruktuar partinë.

Në lidhje me këto ndryshime, dhe për mënyrën se si po udhëheq Abdixhiku me partinë, për “Bota sot”, ka folur kreu i degës së LDK-së në Mbretëri të Bashkuar.

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Britani të Madhe, Alban Nuredini, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përgjatë këtyre muajve sa drejtoi partinë ka treguar maturi politike.

Image
Alban Nuredini

“Kryetari i Lidhjen Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, nga dita e parë, më të marrë përgjegjësinë, ka treguar maturi politike e cila përkthehet, në stabilitet unifikues të shtetit të Kosovës. Idetë dhe rrugëtimi i tij janë të qarta. Këtë deklarate, secili duhet ta kupton drejt, z. Abdixhiku, mori përgjegjësinë brenda LDK-së, nga një kuvend zgjedhor i lirë dhe demokratik”, ka thënë ai.

Tutje, Nuredini ka thënë se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës shmangi çdo bllokade shtetërore dhe zgjedhje te reja për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

“Ai erdhi në krye të LDK-së, pas një rezultati zgjedhor të pamenduar kurrë më parë. (Si subjekti i tretë në vend). Sido që të jetë, në skenën politike për dallim nga subjektet e tjera opozitare, shmangi çdo bllokade shtetërore dhe zgjedhje te reja për shkak të situatës me pandeminë Covid-19. Dhe iu dha mundësinë pozitës të fillon punën dhe të respektoj secilën votë dhe besim qytetare. Dhe pse, pozita, pushteti aktual po duken të jenë të paaftë për të qeverisur. Pra, z. Abdixhiku e dëshmoi se një lider i vërtetë nuk mendon vetëm për zgjedhje të ardhshme, por për stabilitetin shtetëror parasegjithash”, tha Nuredini për “Bota sot”.

Intervistën e plotë me kryetarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Britani të Madhe, Alban Nuredini, mund ta lexoni së shpejti në “Bota sot”, në versionin online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat