Hidhen dyshime se dokumentet “non-papers” kanë përmbajtje të regjimeve të ish-Jugosllavisë – ja çfarë paralajmëron analisti

Politika

Hidhen dyshime se dokumentet “non-papers” kanë përmbajtje të regjimeve të ish-Jugosllavisë – ja çfarë paralajmëron analisti

Nga: A.Morina Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Javët e fundit, kanë qarkulluar disa dokumente të ashtuquajtura “non-papers” në të cilat u rikthye ideja e shkëmbimit të territoreve në mes shteteve të rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Natyrisht, që tema e shkëmbimit të territoreve është një çështje e ndjeshme, me që rast nuk munguan edhe reagimet e shumta nga politikanë, udhëheqës shtetëror jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar.

Kurse, analisti dhe njëherësh anëtari i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA, Nijazi Halili ka komentuar këto “non-papers”, të cilat përmbajnë ide për shkëmbim dhe ndarje të territoreve, të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Halili këto dokumente i cilësoi si ide për rikthimin e krizave dhe luftërave ballkanike, ku një gjë e tillë është e paprecedent dhe nuk i shërben askujt.

Image
Anëtari i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA, Nijazi Halili

“Non-papers”, ide për ripërtëritjen e krizave dhe luftërave ballkanike sepse bëhet fjalë për ndryshim të territore dhe kufijtë, andaj kjo është e pa precedent dhe nuk i shërben askujt, e më së paku neve si një shtet i posa dalur nga lufta e shkaktuar nga Serbia gjenocidiale”, deklaroi ai.

Në vazhdim, analisti u shpreh se përmbajtjet brenda këtyre dokumenteve ka përmbajtje nga regjimet e trashëguara nga koha e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

“Dokumenti ka përmbajtje de stabilizuese dhe regjenerim të krizave të trashëguara nga periudha e shpërbërjes së ish-Republikave Jugosllave.

Andaj, për ne ky dokument i quajtur non-papers është i papranueshëm dhe e kundërshtojmë me çdo mjet nëse paraqitet nevoja”, përfundoi Nijazi Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat