Vjedhja e Thesarit, analisti i shuan shpresat se këto para do t’i kthehen shtetit – jep emrin se kush është dashur të jap dorëheqje

Politika

Vjedhja e Thesarit, analisti i shuan shpresat se këto para do t’i kthehen shtetit – jep emrin se kush është dashur të jap dorëheqje

Nga: N. H Më: 10 maj 2021 Në ora: 22:26
Njësia Speciale

Në tetor të vitit të kaluar 2.1 milionë euro janë marrë nga Thesari i shtetit në Kosovë prej një personi i cili punonte atje prej 11 vjetësh.

Lidhur me këtë skandal që tronditi Kosovën, javën e kaluar në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike deputetët kanë kërkuar të dinë të vërtetën se pse nuk po kthehen paratë e vjedhjes së 2.1 milionëve në Thesarin e shtetit.

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se as ajo nuk e di arsyen se përse nuk po kthehen në Thesarin e Shtetit 2.1 milionët e vjedhura.

Në lidhje më këtë temë, “Bota sot”, ka kontaktuar njohësin e çështjeve politike.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se avullimi i 2.1 milionë eurove nuk është një vjedhje e zakonshme, gjersa ka shuar shpresat se ato para do të kthehen në Arkën e Shtetit.

Image
Faton Mehmeti

“Vjedhja e 2.1 milionë eurove nuk është vjedhje e zakonshme, është tipi i vjedhjes që “çka e ha ujku, nuk kthehet më”. Kështu që, ato para asnjëherë nuk kthehen më në buxhet të shtetit, ato para janë hajni e patër e organizuar nga njerëz më ndikim të madh në institucione. Ka shumë njerëz që kanë marr para nga vlera e përgjithshme 2.1 milionë euro, në këtë sens heshtet ky rast”, ka thënë analisti Mehmeti.

Kritik Mehmeti shprehet edhe nga Komisioneve Parlamentare, për të cilat thotë se ato asnjëherë nuk kanë arritur të realizojnë ndonjë gjë të favorshme, por gjithnjë i kanë shërbyer politikës.

Krejt në fund, njohësi i çështjeve politike ka theksuar se ish-ministrja Hykmete Bajrami është dashur të jap dorëheqje nga pozita e ministres më të ndodhur rasti.

“Komisionet parlamentare gjithnjë kanë dështuar, ato asnjëherë s’kanë arritur të bëjnë diçka në favor të të drejtës, por të politikës, e cila është pjesë e kësaj vjedhje. Me pak fjalë, ato para kurrë nuk të kthehen, si një i vdekur që nuk kthehet më në jetë. Ish-ministra Bajrami është dashur më dhanë dorëheqje në momentin kur ka ndodhur kjo vjedhje, jo të bëjë moral politik, që nuk i shkon për shtati”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat