S’ka dialog pa kushte me shtetin kriminal serb, ja si duhet të jetë Platforma për bisedime!

Politika

S’ka dialog pa kushte me shtetin kriminal serb, ja si duhet të jetë Platforma për bisedime!

Nga: N.Sh Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:18
Ilustrim

Qershori shënon rifillimin e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nga Kosova kërkohet që në këto bisedime të përfaqësohet me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca duhet të marrin pjesë në këtë dialog.

Kështu po vlerëson ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Sipas tij, këta përfaqësues duhet të bazohen në platformën që do ta miraton Kuvendi i Kosovës, e që pastaj të caktojnë edhe rendin e ditës, dhe si pikë e Platformës për fillimin e dialogut me Serbinë të jetë për temë zbardhja e të pagjeturve.

Por jo vetëm jo, Tërnava shton se, në këtë platformë duhet të jenë edhe disa tema të tjera, si; kthimi i kufomave që mbahen në varrezat masive, të fshehura nga Serbia dhe fillimi i proceseve gjyqësore për kriminelët serbë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Edhe këtë vit që u shënua dita e të pagjeturve në Kosove, ata u zotuan se nuk ka pajtim dhe marrëveshje me Serbinë pa u zbardhur e pranuar kjo plagë e madhe. Por nëse e dimë definicionin e politikës se “politika është art i së mundshmes” mundë të ndodhë që bisedimet të përqendrohen edhe në drejtime të tjera”, thotë Tërnava.

Ai shton se, edhe pse po kalojnë plot dy dekada që nëpër tubimet përkujtimorë të përvjetorëve kemi zotime të ngjashme, deri në këtë mandat qeverisës, të gjitha ishin deklarime të llojit të fushatave elektorale.

“Detyrë e përfaqësuesve tanë do të ishte që të arrij spektri politik pozitë dhe opozitë, që ta fokuson në platformën e dialogut kusht të parë, çështjen e krimeve dhe të dëmeve të luftës, duke kërkuar për këtë edhe garanci ndërkombëtarë, pasi që është një temë e cila nuk ka ngjyrime politike, por është plaga më e dhembeshe që u anashkalua dhe injorua nga të gjitha përbërjet e kaluara të ish-qeverisjeve dhe të pjesëmarrësve në bisedimet me shtetin serb”, thotë eksperti i sigurisë.

Ai tutje shprehet se, nuk duhet harruar se  edhe shtetet tjera që ishin në luftë me Serbinë, para se me hy në bisedime me ta, kishin edhe ata pretendime të përafërta sikur ne tani.

“Por mos të harrojmë se, kur dikush që është i fortë dhe ndërmjetëson, si në këtë rast ndërkombëtarët, edhe ai faktor i orienton bisedat, duke qenë pjesëmarrës i barabartë në ato bisedime, vendimet duhen të merren, sikur që ndodhi me Dejtonin në bisedime Serbi-Bosnja e Hercegovina etj, të obligueshme për zbatim me monitorim. Tani me rëndësi është që përfaqësuesit tanë të jenë unik dhe t’iu japin prioritet çështjeve kurciale që për neve janë më të rëndësishmet”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat