“Tash po shihet sa larg ka shkuar ideja e Thaçit, Ramës e Vuçiqit”, ja paralajmërimi për Albin Kurtin

Politika

“Tash po shihet sa larg ka shkuar ideja e Thaçit, Ramës e Vuçiqit”, ja paralajmërimi për Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Që nga zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër, në opinionin publik kanë filluar të publikohen “non-paper” të ndryshëm, të cilët prezantohen si model i arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

E sipas politikanit dhe diplomatit gjerman Cark Biltd, që nga publikimi i non paperit slloven, të gjithë liderët në rajon janë përpjekur që të distancohen nga dokumenti fantazmë, por dokumenti ka shërbyer për të ilustruar faktin se nëse Plani A për rajonin – integrimi me Bashkimin Evropian – nuk funksionon, atëherë ne po shkojmë drejt një Plani B, që përfshin konflikte dhe kufij të rinj në rajon.

“Dokumenti jo zyrtar dhe pa autor, po argumenton se nëse Plani A nuk funksionon më, ne duhet të bëhemi gati për një Plan B, që përfshin rishikimin e kujve dhe pranimin e një vale të re të zhvendosjes etnike të njerëzve në të gjithë rajonin (paqësor ose me dhunë). Ajo përbën një deklaratë brutale mbi realitetin brutal që mund të na presë në të ardhmen. Në këto kushte, mundet vetëm të shpresohet që ky dokument kondencial do të shërbejë si një thirrje zgjimi për BE-në dhe të tjerët mbi rreziqet e një procesi të bllokuar të zgjerimit, dhe interesit të zbehur me shpejtësi të Brukselit mbi punët e rajonit”, ka thënë Biltd.

E sipas analistit politik Faton Mehmeti, publikimi i këtyre “non-poperëve” tregon idenë e rrezikshme të ndarjes së Kosovës.

Image
Faton Mehmeti

“Tani po shihet sa larg ka shkuar ideja për ndarje të Kosovës, e cila është proklamuar nga treshja Thaçi-Rama-Vuçiq, ide të cilën e kundërshtonte si Hashimi ashtu edhe Edi. Tani me këto non-paper po del në pah e vërteta e asaj ideje të rrezikshme”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, krejt këto janë presione për Qeverinë Kurti.

“Nuk shoh aktualisht shumë rreziqe nga këto non-paper, me rrezik ka qenë kur janë mbajtur të fshehura, tani që po shfaqen janë presion për qeverinë Kurti, por nuk e kanë më efektin si dikur. Ky efekt mungon pasi nuk është më Hashimi në këto bisedime, duke ulur ndjeshëm rrezikun, edhe pse nuk duhet shpërfillur një gjë të tillë”, thekson Mehmeti.

Për fund, analisti Mehmeti thotë se Hashim Thaçi ka qenë më e keqja e Kosovës që nga përfundimi i luftës.

“Gjithsesi, qeveria Kurti është mirë që të jetë e kujdesshme, mos të fillojë bisedimet në këto kohë kur këto dokumente po shfaqen, të përgatitet mirë dhe duke marrë parasysh rrezikun e këtyre dokumenteve sekrete. Tanimë po e kuptojë në çfarë rreziku kemi qenë, me Hashimin si e keqja më ë madhe që i ka ndodhur Kosovës që nga viti 1999 e tutje”, përfundon për “Bota sot” analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat