50 ditët e Qeverisë Kurti, juristi: Nuk ka çka të veçohet

Politika

50 ditët e Qeverisë Kurti, juristi: Nuk ka çka të veçohet

Nga: N. H Më: 14 maj 2021 Në ora: 23:03
Qeveria e Kosovës

Ditë më parë janë bërë plotë 50 ditë që kur u formua Qeveria Kurti 2. Me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Derisa qeveria e re e Republikës së Kosovës ndodhet në ditën e 50 të punës së saj, njohësit e rrethanave politike e vlerësojnë si të vonshëm publikimin e programit qeverisës.

Njohësi i çështjeve juridike, kushtetuese dhe politike, Blerim Burjani, ka thënë se për këtë 50 ditësh të qeverisë aktuale nuk ka çka të veçohet, pasi që, sipas tij, ka pasur mungesë të zbatimit të programit.

Image
Blerim Burjani

“Së pari u vonua me program shumë për shkak të jo kapaciteteve profesionale të kësaj qeverie. Programi ka probleme në mënyrën e hartimit pa ndonjë metodologji. Programit i vyen t’i bashkëngjitet edhe një plan veprimi me kohë, masa dhe shpenzime për secilin prioritet dhe nën prioritet, njëherë në këto 50 ditë nuk ka çka të veçohet fare në mungesë të zbatimit të programit”, ka thënë juristi Burjani, për “Bota sot”.

Tutje, juristi Burjani ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shumë prioritete të cilat i ka premtuar që nga viti 2019, mirëpo ai është i mendimit se nëse arrin të realizohen vetëm 10 për qind e tyre, do të ishte një sukses për Kosovën.

“Qeveria ka shumë prioritete. Ka 165 zotime prej vitit 2019, është një program social, i pa matur që kërkon buxhet të shtetit të Suedisë. Në këtë kohë pandemie është e pamundshme të zbatohen 90 për qind të temave, në vitin e parë të qeverisjes nëse arrin vetëm 10 për qind të zbatojë programin do të ishte sukses, dëshirat janë diçka tjetër, por mundësit krejt diçka tjetër e kufizohen nga shumë rrethana”, ka deklaruar njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat