Kështu i quan analisti protestat në mbështetje të Palestinës

Politika

Kështu i quan analisti protestat në mbështetje të Palestinës

Nga: A.SH Më: 17 maj 2021 Në ora: 21:18
Foto

Debati po vazhdon ende në Kosovë rreth konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës se cilën anë duhet ta mbajë vendi ynë.

Madje ditën e premte Kosovë janë mbajtur marshim-protesta në solidarizim me popullin palestinez. Dhjetëra qytetarë kanë mbushur sheshin e Prishtinës në mbështjetje të familjeve në Gaza.

Kundër dhunës së ushtruar që po përdoret nga Izraeli, qytetarët e revoltuar kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj spastrimit etnik që po ndodh mbi popullin palestinez.

Por, ditën e djeshme Ministra e Punëve të Jashtme është deklaruar për qëndrimin e Kosovës në raport me këtë. Ajo përmes një postimi në Twitter deklaroi se si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vetë kundër raketave nga Hamasi.

Analisti politik, Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, protestat kanë qenë të panevojshme në mbështetje të Palesitinës, sepse ajo në mënyrë konstante ka mbajt anën e Serbisë kundër nesh.

“Kongresmenët amerikan me origjinë hebrej na kanë ndihmuar për t'i shpëtuar zhdukjes si popull shqiptarë i Kosovës nga regjimi fashist serb i Millosheviqit. Për mendimin tim nuk është dashur të organizohen protesta në Kosovë në përkrahje të Palestinës, sepse Palestina në mēnyrë konstante e ka mbajt anën e Serbisë kundër nesh, madje Presidenti palestinez Abas botërisht i ka premtuar ish-Presidentit serb Nikoliq se kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, Kosova duhej të zgjidhte një rrugë të përshtatshme për të shpreh keqardhje për viktimat e pafajshme civile izraelite dhe palestineze të luftës dhe të sugjeronte që sa më parë të vendosje një paqe e qëndrushme.

“Kosova si një shtet i vogël nuk do duhej të ndërhynte në as një konflikt në mes shteteve, por duhej të zgjidhte një rrugë të përshtatshme për të shpreh keqardhje për viktimat e pafajshme civile izraelite dhe palestineze të luftës dhe të sugjeronte që sa më parë të vendosje një paqe e qëndrushme në mes të këtyre dy popujve fqinjë, e jo të organizonin demostrata e protesta të pakuptimta sipas meje. Kuptohet Izraeli e gëzon të drejtën për tu vetëmbrojtur nga sulmet raketore të Hamasit, për këtë të drejtë bëri mirë më në fund që u deklarua edhe Qeveria aktuale e Kosovës”, përfundon Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat