“Bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe”/ Ja çfarë qëndron prapa akuzave shpifëse të Haradinajt ndaj kryeministrit Kurti - kjo është e vërteta!

Politika

“Bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe”/ Ja çfarë qëndron prapa akuzave shpifëse të Haradinajt ndaj kryeministrit Kurti - kjo është e vërteta!

Nga: A.Morina Më: 22 maj 2021 Në ora: 22:53
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ditë më parë ka lëshuar një akuzë të rëndë ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Haradinaj deklaroi se kryeministri Kurti është bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb, ku një gjë e tillë padyshim që ngjalli shumë debate dhe reagime.

Shumë persona e komentuan këtë deklaratë dhe shumica e cilësuan atë si shpifje, më qëllim të prishjes së imazhit të kryeministrit Albin Kurti.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar akuza e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt drejtuar kryeministrit Albin Kurti, se bashkëpunon me shërbimet sekreteserbe.

Ai këto deklarata të Haradinajt i cilësoi si të pavërteta, duke thënë se tani kreu i AAK-së po ndihet inferior ndaj kryeministrit Kurti, prandaj po shpif ndaj tij.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

“Pasi pozitat shtetërore në mes Haradinajt e Albin Kurtit janë zëvendësuar, Haradinaj që ishte në pushtet është në opozitë, kurse Kurti që ishte në opozitë tani është në pushtet dhe vepron si do vet, kjo pozitë inferiore opozitare i pengon Haradinajt i cili nuk është mësuar t'i rri mbi krye Kurti, e kjo e bën që t'i kundërvihet me të pavërteta se gjoja Albin Kurti ka bashkëpunuar me shërbimin sekret serb” deklaroi profesori.

Mehazi tha përballë shpifjeve të Haradinajt, janë faktet politike të Kurtit.

Ai përmendi të gjitha faktet që Kurti nuk mund të jetë bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb, pasi ai ka vendosur reciprocitet, ka paralajmëruar ngritjen e padisë gjenocidale ndaj Serbisë, e shumë gjëra të tjera.

“Mirëpo, faktet politike të Albin Kurtit janë kundër akuzave shpifëse të Haradinajt i cili sa ishte në krye të qeverisë lehtësisht ia dha Malit të Zi, Çakorrin e Zhlebin.

Kryeministri i Kosovës, Kurti, sikur të ishte bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb nuk do guxonte të vendos reciprocitet ndaj Serbisë e sidomos nuk do kishte fuqi politike të padisë Serbinë ne Gjykatën Ndërkombëtare për krimet shfarosëse e gjenocidiale serbe në Kosovë, pastaj Albin Kurti në dialog me Serbinë do të hyjë i barabartë e pa nënçmime shtetërore serbe e evropiane”, nënvizoi ai.

Tutje, profesori potencoi se veprimet politike të Kurtit janë shumë ndryshe nga ajo që po deklaron Haradinaj, andaj ato nuk janë të besueshme te shumica e qytetarëve te Kosovës e më gjerë.

“Shenjat e veprimeve politike të Albin Kurtit nuk tregojnë se ka qenë e është bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb, kështu që deklarata e Haradinajt ndaj Kurtit se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve serbe nuk janë të besueshme te shumica e qytetarëve te Kosovës e më gjerë”, theksoi Mehazi.

Në fund, ai tregoi arsyen kryesore që e shtyu Haradinaj të lëshonte një akuzë kaq të rëndë ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

“Sikur Albin Kurti të ishte bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe nuk do ftonte partitë opozitare të Haradinajt e Hoxhajt për konsultime me rastin e dialogut me Serbine, po do shkonte te bisedonte me Vuçiqin më krye me vete e për dëshirat serbe ne stilin e Hashim Thaçit. Qëllimi i kritikës dhe shpifjes së Haradinajt është se nuk mund të përballojë e durojë Albin Kurtin ne krye të Qeverisë se Kosovës”, përfundoi Sulejman Mehazi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat