Marrëveshja që ‘goditi’ rëndë opozitën – analisti me fjalë të mëdha për Qeverinë Kurti dhe ministrinë Vitia

Politika

Marrëveshja që ‘goditi’ rëndë opozitën – analisti me fjalë të mëdha për Qeverinë Kurti dhe ministrinë Vitia

Nga: A.Morina Më: 28 maj 2021 Në ora: 22:59
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka dhënë një lajm të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Vitia njoftoi se është arritur marrëveshja me kompaninë Pfizer, për sigurimin e mbi 1 milion vaksinave anti-Covid.

Pas këtij njoftimi, në adresë të ministritë Vitia shkuan shumë përgëzime dhe mirënjohje për punën e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Mirëpo, natyrisht që pavarësisht sigurimit të një numri kaq të madh të vaksinave, opozita vazhdoi me kritikat dhe arsyetimet e tyre drejtuar ministrit Vitia dhe Qeverisë Kurti.

Ndërsa, analisti politik, Adem Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoni marrëveshje të arritur në mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

Bytyçi këtë marrëveshja e quajti goditje të rëndë për partitë opozitare, të cilat tash e një kohë të gjatë e kanë sulmuar vazhdimisht ministrinë Vitia dhe kryeministrin Kurti.

Image
Analisti politik, Adem Bytyçi

“Kontrata e ministrit Vitia dhe e Qeverisë aktuale për furnizimin edhe me mbi 1 milion vaksina kundër Covid 19, është një goditje e rëndë ndaj opozitës e cili kishte arritur në profit të akuzave pa bazë kundër ministrit të Shëndetësisë z. Vitia dhe Qeverisë Kurti, kinse nuk interesoheshin për sigurimi e vaksinave në fjalë”, deklaroi ai.

Sipas analistit, deri më tani Qeveria Kurti II ka bërë punë shumë të mira dhe ajo po ndërmerr reforma që janë në interes të shtetit dhe të qytetarëve të saj.

Bytyçi u shpreh se të gjitha këto punë të mira të qeverisë aktuale, opozita po i injoron dhe po mundohet që t’i ‘godasë’ ministrinë Vita dhe Qeverinë Kurti.

“Qeveria Kurti është duke bërë punë jashtëzakonisht të mira dhe po ndërmerr shumë reforma të rëndësishme në interes të vendit dhe të qytetarëve.

Por opozita të gjitha këto i injoron pa asnjë argument bindës, por nga shkaku se është e frustruar nga humbja e pushtetit në zgjedhjet e fundit të parakohshme dhe tani mundohet me veprime propagandistike për ta kompromentuar Ministrin Vitia dhe Qeverinë Kurti, pa asnjë të vërtetë të vetme”, përfundoi Adem Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat