Vrasjet e njerëzve të pafajshëm/ Eksperti i sigurisë alarmon kriminelët: Ja çka po ju pret

Politika

Vrasjet e njerëzve të pafajshëm/ Eksperti i sigurisë alarmon kriminelët: Ja çka po ju pret

Nga: N.Sh. Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:09
Viktimat e paslufës

Tashmë janë bë dy muaj prej qe e kemi Qeverinë Kurti 2.

Kjo qeveri u formua pas fitorës bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me Listën e Vjosa Osmanit.

Premtimet kryesore të dy liderëve Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit ishin luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këto premtime po i përmban Qeveria Kurti po vlerëson ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Sipas tij, me këtë qëndrim po dëshmohet më në fund përkushtimi serioz dhe i pa lëkundur, edhe për ta mbështetur sistemin e drejtësisë, për t’i dhënë zgjidhje nyjës prej dy dekadash të nxjerrjes para drejtësisë të krimeve dhe kriminelëve të luftës, me mbështetje, politike dhe ngritje të kapaciteteve kadrovike - profesionale, por edhe të mbështetjes financiare.

“Kjo u la të kuptohet kështu, sipas njoftimit të bërëë publik nga Ministria e Drejtësisë, se është marr vendimi që të ndahen mjete për rekrutimin e prokurorëve të rijnë për Departamentin e Krimeve të Luftës, edhe për katër prokurorë të rinj, gjashtë bashkëpunëtorë̈ profesional dhe dy staf mbështetës në Departamentin për Krime të Luftës, në kuadër të Prokurorisë Speciale PSRK. Ministrja Albulena Haxhiu ka theksuar se është e nevojshme dhe e domosdoshme që të shtohen kapacitetet në këtë departament për faktin se tashme shumë shpejtë do të miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore përmes të cilave eliminohen pengesat dhe rrjedhimisht mundësohet hetimi, por edhe gjykimi në mungesë i kriminelëve të cilët kanë kryer krime lufte”, thotë Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Eksperti i sigurisë, pohon se, vendimi është marre gjatë takimit që ka pasur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Sipas tij, gjatë këtij takimi u diskutua çështja e sigurimit të mjeteve buxhetore me qëllim të shtimit të numrit të prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe stafit tjetër mbështetës në kuadër të Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Tërnava shton se, mjetet shtesë për këtë destinim do të ndahen me rishikimin e buxhetit për vitin 2021.

“Me këto investime që do të ndërmerren nga Ministria e Drejtësisë, tani qytetarit do ti kthehet shpresa se shteti po ndërmerr masat ligjore të përndjekjeve të vepërkryesve kriminelë, që vranë shumë njerëz të pafajshëm dhe deri më tani fare nuk u zbuluan vepër kryesit, e që familjarët e të vrarëve që dy e më shumë dekada janë në ankth të pritjes së zbulimit të vrasësve të anëtarëve dhe familjarëve të tyre, e shumë nga ata të vrarë edhe sot e sa vite ka që as varret nuk ju dihen ku i kanë. Me këto veprime të përndjekjeve të zyrtarëve që do të ndërmerren në të ardhmen, do të ketë një efekt pozitiv së paku që qytetarit të këtij vendi do t’i kthehet shpresa, se ky shtet po merret me ato dhimbje të familjarëve të tyre që i humben ata anëtar të tyre, dhe s’paku edhe zyrtarisht po punohet në zbardhjen zyrtare të vrasësve të tyre, dhe dënimeve që i meritojnë për ato vrasje”, pohon ai.

Sipas tij, kur shteti merret në mënyrë të përpiktë dhe të pandërprerë të atyre vrasësve, edhe efekti i këtyre hulumtimeve do të jetë më efikas.

“Pra, së paku për drejtësinë do të identifikohen ata dorëvrasës dhe dënimi meritor do t’iu shqiptohet qoftë edhe në mos prani të tyre të atyre vrasësve, edhe familjarëve të dëmtuar do t’iu lehtësohen ato dhimbje dhe do ta kuptojnë se shteti i tyre interesohet dhe i ndërmerr të gjitha masat e zbulimeve të tyre, e jo si deri më tani që kjo çështje është neglizhue në tërësi deri më tani”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat