E tmerrshme se çfarë ka bërë “nëntoka e mafio politikës së SHIK-ut” në Kosovë

Politika

E tmerrshme se çfarë ka bërë “nëntoka e mafio politikës së SHIK-ut” në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 5 qershor 2021 Në ora: 16:31
Ilustrim

Qindra lëndë janë të vjetruara nëpër Gjykatat e Kosovës, të cilat në mungesë të vullnetit kanë mbetur pa u trajtuar nga gjyqtarët.

E kjo ka bërë që ish-zëvendësministri i MPB-së të reagoj, ku edhe pyet se të kujt janë të gjitha ato lënë të vjetruara.

Hajrullah Tërnava thotë se, janë duke manipuluar më këto lëndë të cilat kanë mbetur pa u trajtuar.

“Prandaj duhet të jemi të qartë se këto manipulime janë vetëm lojëra me kinse efikasitetin e numrit të lëndëve të zgjidhura nëpër gjykata, një “mashtrim i madh ku vidhet e mashtrohet shteti dhe qytetareve u merret drejtësia”, një lojë statistikash manipulative e trafikimit dhe abuzimit të lëndëve që presin nga një nivel tek tjetri vetëm duke ri proceduar me shifra si raste të reja”, thotë eksperti i sigurisë.

Tërnava shton se, këto çështje bëhen nga urdhërat e të mëdhenjve që janë kapur në flagrancë, në krim, prandaj sipas tij, sikur mos ti shtynin këto lëndë në këtë mënyrë sikur deri me tani, nuk do të ballafaqoheshim me këto dukuri, prandaj ata të mëdhenjtë e këtij shteti që janë të njohur për gjyqin, moti do të ishin nëpër burgje të burgosur.

“Këto lojna i luan gjyqësori, me lëndët që presin deri në 8 dhe 10 vite në tavolinat e sirtarët e gjykatave dhe të gjyqtareve “mashtrues e manipulant të drejtësisë” në Kosovë, duke i kthyer të njëjtat nga shkalla e dytë e Apelit në të parën (Gjykate themelore), dhe të njëjtave lëndë që edhe përkundër faktit se janë mbi 8-10 vite duke pritur në gjykata, ua japin numrin e ri dhe te vitit vijues pa ruajtur as numrin dhe as vitin burimor të rastit të lëndës të vitit të fundit, duke i trajtuar si lëndë të reja të këtij viti”, pohon ai.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij, kur të mëdhenjtë e shtetit kriminalizohen në këtë masë, tani lehtë nënkuptohet se kjo është një super tallje, mashtrim dhe falsifikim e krim formal ndaj të vërtetës me qytetarët.

“E këtë po ua bëjnë Gjykatat e kontrolluara dhe të kriminalizuara akoma nga “nëntoka e mafio politikës së SHIK-ut ilegal”, gjithmonë dhe vetëm në rastet ku pushtetarët e inkriminuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale kanë interesa për t’i bllokuar këto lëndë pa epilog ligjor-meritor deri në 10 vite. E keqja e kësaj situate nëpër gjykatat është se pas luftës pushtetin e morën njerëz të pashkolluar që rrihnin gjoks se e kanë çlirua Kosovën, e që si qëllim e kishin vetëm pasurimin e tyre, prandaj me veprimet e tyre kriminale ua futën friken qytetarëve të këtij vendi, prandaj në poste të rëndësishme i emëruan njerëzit e besueshëm të tyre, që do ua kryejnë të gjitha detyrat e sidomos edhe nëse ngritët ndonjë procedure penale ndaj tyre, ata do të dinë si mos të gjykohen ata. Sikur që po shihet vjetërsimi është mënyra më e mirë që mos të përgjigjet për ato vepra qofshin edhe vepër kryesit e tyre”, thotë tutje ai.

Prandaj sipas tij, nëse e kemi parasysh këtë, tani do të kemi të qartë se pse po shkelen të drejtat e njeriut nga këto veprime të Gjykatave në Kosovë, respektivisht, të KGJK-së së degraduar e deri edhe e kriminalizuar, ngase sipas tij, edhe qëllimshëm i kthejnë në shkallën e parë dhe i “etiketojnë” me numër të vitit vijues, thuajse çdo gjë ka filluar sot, e jo para më shumë se 8 apo 10 vitesh pritjesh e bllokimesh.

“Ato po porositen nga interferuesit e trafikantet mafio-politikanë e mafio-oligarkë që veprojnë si një “krim i mirë strukturuar dhe i organizuar për motive të ulëta korruptimi e bllokimi, duke i bërë që padrejtësisht të vuajnë e maltretohen edhe për 10 vite tjera palët e etiketuara nga krimi i instaluar në gjyqësorin e Kosovës e në dëm të palëve të dëmtuara. Prandaj duke e pasur parasysh këtë është e kuptueshme se duhet të jetë pikërisht edhe ky element manipulimi, objekt trajtimi e vlerësimi për gjyqtarët e kontrolluar nga krimi i organizuar gjatë procesit të fillimit të zbatimit të ligjit VETING”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat