Çështje kohe njohja e Kosovës nga Greqia - ja veprimet që po e sinjalizojnë këtë gjë

Politika

Çështje kohe njohja e Kosovës nga Greqia - ja veprimet që po e sinjalizojnë këtë gjë

Nga: A.Morina Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:50
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias

Dihet se marrëdhëniet Kosovë-Greqi tash e një kohë të gjatë nuk kanë qenë në nivel të duhur dhe bashkëpunuese.

Mirëpo, një gjë e tillë ka filluar të ndryshojë kohëve të fundit, ku marrëdhëniet në mes dy shteteve kanë filluar të përmirësohen dukshëm.

Madje, ditë më parë, Kosovën e vizitoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ku premtoi mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo përkrahje e shtetit grek për liberalizimin e vizave, po vlerësohet si një sinjal që së shpejti ky shtet do ta njoh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi këto qëndrime të shtetit grek karshi Kosovës.

Ai tha se duke u bazuar në vizitën e ministrit Nikos Dendias dhe deklaratës së tij për mbështetjen e liberalizimit të vizave, mund të shpresojmë që së shpejti Greqia mund ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

“Se marrëdhëniet diplomatike me Greqinë shkojnë drejt njohjes së Kosovës nga Greqia po se po, vizitat e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Kosovë, mbështetja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe ftesa dhe shkuarja e Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në Athinë janë shenja pozitive se Greqia së shpejti do ta njoh pavarësinë e Kosovës”, deklaroi profesori.

Sipas Mehazit, njohja e Kosovës nga Greqia është çështje kohësh, njëjtë siç kishte ndodhur me njohjen e Izraelit, e cila u zyrtarizua pas katër muajve nga paralajmërimi në Uashington.

“Është e palogjikshme që Greqia të pajtohet me liberalizimin e vizave e mos të pajtohet për ta njohur Kosovën. Edhe Izraeli në Uashington paralajmëroi njohjen e Kosovës, mirëpo zyrtarizmi i njohjes së Kosovës nga Izraeli u bë pas tre-katër muajve. Kështu që njohja e Kosovës nga Greqia është çështje kohe”, theksoi ai.

Tutje, profesori u shpreh se veprimet e fundit diplomatike të shtetit grek po na japin sinjale se së shpejti do të vije njohja e Kosovës.

Mehazi përmendi edhe disa veprime pozitive të Greqisë ndaj Kosovës.

“Vetë mbështetja e liberalizimi të vizave tregon se veprimet e Greqisë ndaj Kosovës janë pozitive dhe se këtë pozitivitet të vizave ndaj Kosovës ende nuk e kane shprehur edhe shumë shtete evropiane që e kanë njohur Kosovën e jo me Greqia.

Pra, lëvizjet e fundit diplomatike të Greqisë me Kosovën jo që na japin shpresa, po edhe na bindin se Greqia së shpejti do ta njoh Republikën e Kosovës”, përmbylli Sulejman Mehazi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat