Hijet e gjata të Serbisë/ Ramabaja: Sabotuesit dhe profiterët si udhëheqës të UÇK-së, kompremetuan UÇK-në

Politika

Hijet e gjata të Serbisë/ Ramabaja: Sabotuesit dhe profiterët si udhëheqës të UÇK-së, kompremetuan UÇK-në

Nga: N.Sh. Më: 7 qershor 2021 Në ora: 10:08
Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Pas vizitës së emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak dhe përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Mattew Palmer, në Serbi ka pasur reagime të ndryshe.

Këta dy emisarë kanë pasur një taim me kreun e Kishës Otrodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije.

Pas kësaj ka reaguar doktori i shkencave politike Jasmin Mujanivq, i cili është shprehur se Kisha Serbe vazhdon ta trajtojë Kosovën si Jerusalemin e saj, duke betonuar edhe më shumë faktin se opozita e mirëfilltë në Serbi tani është de fakto Kisha.

“Një vendim i tillë për të takuar Porfirijen është i tmerrshëm, meqë thotë se është gabim trashanik të promovohen institucionet fetare si faktorë politik. Një gjykim jashtëzakonisht i keq nga Lajçak dhe Palmer”, ka shkruar Mujanoviq.

Për këtë çështje, ka reaguar edhe dr. Sadri Ramabaja, i cili thekson se, nëse studiohen me vëmendje veprimet e opozitës sonë në Shqipërinë e mbi Drinit (Republikën e Kosovës), sidomos në raport me kryeministrin dhe ministren e jashtme, por edhe me oponentët real politik të skenës publike, do të shprehej Emin Azemi, ajo, respektivisht një pjesë e opozitës dhe e analistëve e gazetarëve të Kosovës, kanë zgjedhur, për fatin e tyre të keq, Vuçiçin si aleat që do t’ua heqë qafe Kurtin.

Image
Dr. Sadri Ramabaja

“Ata që për 20 vite i dhanë zor ta fusin Serbinë si narracion i brendshëm i Kosovës, duke e bërë atë pjesë të pandarë të politikave euro-integruese të Kosovës(!), sot sillen sikur nuk kanë kurrfarë përgjegjësie me lënien pas vetes të një fushe të minuar me probleme të hapura, të cilat tani kërkojnë me urgjencë nga Kurti t’i zgjidhë (sic!).”

Ai shton se, duke u shndërruar në karikaturë të së djathtës, që ngjet si pika e ujit me pikën tjetër, e djathta e Kosovës sot, imiton keq të djathtën e lindjes, simbol i së cilës për pak kohë qe shndërruar gazetari bjellorus dhe opozita reale në Serbi – Kisha Serbe.

“Ison ua mbajnë atyre fort ca kuazigazetarë në studiot e tv tona, produkt i oligokratëve dhe olhokratëve që prodhoi koketimi miks i krerëve të SHIK-ut me mbetjet e jugosllavisë, sidomos në rrafshin ekonomik, e që terrorizojnë opinionin nën petkun e politologëve, filozofëve dhe gazetarëve zhurmaxhinjë e obortarë të ish regjimit. Ata tok, tashmë, gjithnjë e më shumë, na rezultojnë si hije të zgjatura të mendësisë serbe në Kosovë. Imponimi i temës që ka për objekt kryevlerën e politikës sonë UÇK-në, duke na defiluar si mbrojtës të saj, është abuzimi më i madhë që bëhet aktualisht në Kosovë!”, potencon ai.

Ramabaja shton se, duke vënë re këtë çoroditje politike, e sheh si shumë urgjente shruarjen e historisë reale të UÇK-së.

“Historiaografia jonë, studiuesit që nuk i nënshtrohen politikës, ka ardhur koha që ta mbrojnë UÇK-në duke publikuar të vërtetën reale mbi atë se kush ishte de fakto themelusesja e saj, kur dhe si ishin marrë ato vendime në kryesinë e LPK-së, por edhe kush nga krerët e strukturat e politikës legale në Kosovë e ka sabotuar atë dhe cilët janë komplotuesit e saj që ishin penetruar nga shërbimet e ndryshme brenda strukturës së LPK-së dhe UÇK-së. Njëri nga themeluseit e LPK-së, prandaj pohon me forcë se, duke i prezantuar sabotuesit, profiterët dhe marionetat komplotiste si liderë, gjegjësisht si udhëheqës të UÇK-së, i bëhet komprometimi më i rëndë UÇK-së, madje më i rëndë se vetë sulmet shpifëse që ia bëjnë kundërshtarët e armiqtë qysh kur UÇK është formuar”, thotë tutje ai.

Sipas tij, mjafton një monitorim një javor i TV-ve tona, veçmas studiove të debatit, e të konstatoni se, jo vetëm Tema UÇK, por edhe temat tjera (Beteja kundër zonjës Donika Gërvalla…) sponzorohen nga një qendër e vetme.

“Madje edhe pyetjet për një kategori “të përhershmish” në ato studio, nuk është vështirë të shihet se i detyrohen shumë ish regjimit, janë të njejta! A janë edhe këta “idiotë të dobishëm”? Për dallim prej “idiotëve të dobishëm” që mendojnë se i shërbejnë një kauze të drejtë, kjo armatë e Agjitpropit të PRONTOMAFISË, megjithatë, janë të vetëdijshëm, se nuk janë në shërbim të kurrfarë kauzeje, përveç se po shlyejnë obligimin financiar të akredituar më parë. Por kjo kategori e ka gjithashtu të qartë se, duke identifikuar UÇK me individët dhe me të ashtuquajturit “krerë të saj”, dëmin më të madhë ia bën pikërisht UÇK-së”, thekson tutje ai.

Ramabaja potencon se, duke analizuar nivelet intelektuale të “punëdhënësve” dhe të të ashtuquajturve “idiotë të dobishëm”, ka gjasa që edhe t’i ngatërroni kush çfarë roli ka.

“Ndonjëri nga këta analistë e “politologë”, “filozof” e “analistë” që marrin në mbrojtje kauzën e Lirisë, UÇK-në dhe Shtetin sot, po t’ju hulumtohet biografia e tyre, natyrisht nuk na rezultojnë dot se ishin në Batalionin Azov, si opozitari bjellorus, as ushtarë të devotshëm të UÇK-së së vegjëlisë, por gjithësesi anëtarë të Kryesisës së Rinisë Komuniste Jugosllave, agjitprop i saj apo edhe më keq, bashkëpunëtor a pinjoll të ish UDB-ashëve shqipfolës, që për gati gjysmë shekulli i shërbyen Serisë për mbajtjen sa më gjatë të Kosovës si koloni moderne e saj. Kjo lagje e kuaziopozitarëve të djathtë që na defilojnë edhe si nacionalistë të klasit të parë, por që ishin e janë të gatshëm të shesin pjesë të atdheut vetëm e vetëm që të ruajnë pushtetin, siç kishte bërë idhulli real i tyre – Ahmet Zogu, duke u rikthyer në pushtet me ndihmën e drejtpërdrejtë të Beogradit, shqiptarët tanimë e njohin mirë”, shton tutje ai.

“Ky skenar ishte fare afër realizimit në vitin 2018, por tashmë pas revolucionit demokratik të 14 shkurtit, hijeve të Serbisë ju është shkelur keq bishti, prandaj nuk ngrihen dot në këmbë as me ndihmën e pakursyer që mund t’jua sponzorizojë Beogradi. Në historinë tonë të ngarkuar me elemente tragjizmi, jemi vonuar të promovojmë shtetin-komb që do të prodhonte elita politike të mirëfillta. Po vjen koha ta bëjmë këtë”, përfundon Sadri Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat