“U parandaluan përfundimisht lojërat e Ramës dhe Vuçiq”, pse vendimi i Biden është i rëndësishëm për Kosovën e Shqipërinë

Politika

“U parandaluan përfundimisht lojërat e Ramës dhe Vuçiq”, pse vendimi i Biden është i rëndësishëm për Kosovën e Shqipërinë

Nga: A.Z Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:33
Foto ilustrim “Bota sot”

Presidenti i Amerikës, Joe Biden ka riaktivizuar dekretin e vitit 2001 të ish-Presidentit Georg W. Bush, për stabilizimin e situatës politike e gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor. Ai ka shtuar dhe Shqipërinë dhe Slloveninë.

“Garantimi i sigurisë dhe i stabilitetit politik të rajonit të Ballkanit Perëndimor është në përputhje me angazhimin e administratës Biden për avancimin e interesave thelbësore të sigurisë kombëtare të SHBA, përfshirë mbrojtjen e institucioneve demokratike”, thuhet në dekretin e Biden.

Aty po ashtu se autoritetet e rajonit mund të trajtohen “si përgjegjës apo bashkëpunëtorë, që ka qenë i angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë, në shkelje, apo vepra që cenojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të çdo zone apo shteti në Ballkanin Perëndimor; si përgjegjës apo bashkëpunëtor, që ka qenë i angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë në veprime apo politika që cenojnë proceset ose institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor”.

Lidhur me këtë vendim, analisti Gani Qarri, ka thënë se dekreti i presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, është i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë, vendim ky i cili për çdo veprim që cenon integritetin territorial të shteteve apo shkel marrëveshjet për njohje do të jetë shkak për ndëshkim nga SHBA, madje dhe bllokimin e pasurisë, e që sipas Qarrit, ky vendim parandalon edhe lojërat e Vuçiqit dhe Ramës.

Image
Gani Qarri

“Vendimi më i ri i presidentit të SHBA-ve dhe mikut më të madh të Kosovës, z. Joe Biden i cili sidomos në dy pika, dha porosi të qarta e me shumë rëndësi dhe tejet pozitive për Kosovën e Shqipërinë dhe dërgoi vërejtjet e duhura edhe vet Serbisë hegjemoniste, se çfarëdo veprimi që tenton të cenojë “Integritetin territorial të shteteve” në Ballkanin Perëndimor dhe shkel marrëveshjet për njohje të ndërsjellë (“mutual recognition agreement”) përfshirë vendimet e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, do të bëhet shkak për ndëshkim nga SHBA, bllokimin e pasurisë dhe masat tjera adekuate kundër ideatorëve të veprimeve të tilla”, është shprehur ai.

Sipas Qarrit, ky vendim parandalon lojërat e Ramës dhe Vuçiq, për gllabërimin e tokave të Kosovës.

“Vendim i cili përfundimisht parandalon lojërat cinike pikërisht të Edi Ramës dhe përpjekjet e kriminelit Aleksandër Vuçiq, për gllabërimin e tokave të Kosovës, si dhe tentativat e Serbisë, për aneksimin e ngrehinës kriminale në Bosnje, si “Republika Srpska” jetësuesi i të cilës, gjenerali Ratko Mladiq vetëm në Srebrenicë vrau mbi 8000 burra e djem të rinj boshnjak, ndaj dhe u dënua për herë të dytë nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm”, ka deklaruar Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat