Gazmend Halilaj me akuza të rënda për OVL-UÇK-në: S’kanë legjitimitet, janë të vetëshpallur, ja çfarë benificione marrin

Politika

Gazmend Halilaj me akuza të rënda për OVL-UÇK-në: S’kanë legjitimitet, janë të vetëshpallur, ja çfarë benificione marrin

Nga: N.Sh Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:05
Gazmend Halilaj

Gjatë ditës së sotme, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, – UÇK-së në sheshin “Ibrahim Rugova”, kanë mbajtur një protestë për shkak siç thonë fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët në duar kanë mbajtur flamuj të UÇK-së, kanë plotësuar portretet, me fjalinë "Me ty Çlirimtar".

E ndaj këtyre shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, ka reaguar avokati Gazmend Halilaj.

Halilaj i cili ishte edhe vet pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se, këta krerët e këtyre shoqatave të luftës nuk kanë legjitimitet dhe janë të vetëshpallur.

Halilaj për gazetën “Bota sot” thotë se, mandati zgjedhor ju ka kaluar atyre që ishin para këtyre që janë tash, e këta që janë aktualisht nuk kanë pasur mandat asnjëherë.

“Mua më së shumti më dhemb beteja e Shoqatave të Luftës e cila është amatoreske. Së pari ata nuk kanë legjitimitet. Pse? Këta njerëz që sot e udhëheqin shoqatën e luftës në nivel qendror, kush i ka zgjedh ata njerëz? Mandati i kryetarit, nënkryetarit ka kaluar para dy vjetëve. Këta janë vetemërua, këta nuk përfaqësojnë kërkon. Këta janë të vetëshpallur dhe nuk e di kush i ka zgjedh këta njerëz. Unë nuk e di kur janë mbajtur zgjedhjet te kjo Shoqatë e që thonë se i përfaqësojnë 60 mijë veteranë. Prandaj nuk e di kush i ka votua këta njerëz kur mandati i tyre ka kaluar para dy vjetëve. Nuk e di me çfarë drejte këta që janë vetëshpallur me lëshua kartela të veteranëve apo invalidëve sepse janë të pazgjedhur”, shprehet avokati Halilaj.

Ai pyet se pse këta njerëz nuk u çuan në protesta kur është ngrehur zhag Gani Krasniqi, një ish-luftëtar i Malishevës.

“Pse nuk u çuan kur u vranë mbi 200 ish-ushtarë të UÇK-së. Asnjëherë nuk ka kërkuar drejtësi për ta dhe asnjëherë nuk ka kërkuar mbrojtje. Kemi vetëvrasje të ushtarëve përshkak të varfërisë, asnjëherë nuk u ka interesu”, shprehet tutje ai.

Ai madje i akuzon edhe për fondin që e kanë këta veteranë, ku marrin qindra-mijëra euro në vit.

“760 mijë euro kanë të hyra vetëm nga anëtarësia e veteranëve. Ata i menaxhojnë edhe disa parkingje në krejt Kosovën, kanë lirime nga komuna, rrymë, ujë, pra të gjitha. Benificione prej Qeverie. Asnjë veteran nuk përfiton prej këtyre, krejt këto para shkojnë te 4-5 veta”, përfundon Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat