Ky është Asociacioni që Kurti duhet të kërkojë në dialog me Serbinë

Politika

Ky është Asociacioni që Kurti duhet të kërkojë në dialog me Serbinë

Nga: A.Z Më: 16 qershor 2021 Në ora: 21:33
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova ka detyrim që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se historia nuk ka nisur në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit.

"Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua qeveria e Albin Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më herët”, tha ambasadori Kosnett.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, ka theksuar se Kurti duhet të tregoj një fleksibilitet politik, si dhe të gjejë një tjetër rrugë për të arritur te një marrëveshje me Serbinë.

Sipas Burjanit, për Kurtin çështja e asociacionit është e vështirë, madje nëse nuk e përkrah verdiktin, ai duhet të të kërkoj themelimin e ngjashëm të një asociacioni në Luginën e Preshevës.

“ Tani Kurti do të hasë në rezistencë ndërkombëtare, sjelljet e tij politike dhe sjelljet në dialog me Serbinë janë kruciale për të, ai duhet të tregoj një fleksibilitet politik dhe diplomatik dhe të gjejë rrugën më ndryshe, atë të sjelljes politike për të ardhë deri te një marrëveshje me Serbinë. Çështja e asociacionit është çështje e vështirë për Z.Kurti, i cili ka mendim tjetër plotësisht, madje ai nuk ka qëndrim as të përkrah verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, po qe se përkrahë këtë verdikt, ai do të jap pëlqimin për themelim të një asociacioni të tillë në Kosovë, ai duhet të kërkoj themelimin të ngjashëm të një asociacioni në Luginën e Preshevës, tash varet shumë nga ai se si do të sillet dhe çfarë qëndrimi do të ketë në të ardhmen”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat