Njohja nga Serbia, deputeti i VV-së tregon pse nuk duhet varur shpresat tek serbët

Politika

Njohja nga Serbia, deputeti i VV-së tregon pse nuk duhet varur shpresat tek serbët

Nga: A.SH Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:00
Foto gjatë takimit të kryeministri Kurti në Bruksel

Procesi i dialogut ende po vazhon mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.

Kryeministri Albin Kurti javën e kaluar ka zhvilluar një takim me presidentin serb Aleksander Vuçiq.

Ai në atë ka bërë katër propozime, tri prej të cilave automatikisht janë refuzuan nga shteti serb.

Mirëpo, Kurti ka thënë se ky dialog duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Image
Alban Bajrami, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvenosje, Alban Bajrami në një intervistë për “Bota sot” ka thënë se nuk duhet t’i mbajmë shpresat vetëm te njohja nga Serbia, sepse pastaj po i bie që që sa më shumë shpresa në njohje nga Serbia aq më pak shtetësi për Kosovën.

“Ne nuk duhet t'i varim shpresat shumë në njohje të Serbisë, sepse pastaj i bije që sa më shumë shpresa në njohje nga Serbia aq më pak shtetësi për Kosovën, pasi dihet se Serbia në deklarimet e veta Kosovën e njeh vetëm të tjetërsuar”, ka thënë deputeti Alban Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat