Zbardhet strategjia e Vladimir Putinit/ Përmes Serbisë të “kap”Ballkanin

Politika

Zbardhet strategjia e Vladimir Putinit/ Përmes Serbisë të “kap”Ballkanin

Nga: N.Sh Më: 24 qershor 2021 Në ora: 20:09
Vladimir Putin

Gjatë ditës së djeshme në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin, në një konferencë për sigurinë ndërkombëtare bëri edhe një përpjekje për t’u promovuar, si gardiani i vetëm i së drejtës ndërkombëtare.

Në fjalën e tij Vladimir Putin u përqendrua tek situata globale e sigurisë dhe turbulencat e mundshme të gjeopolitikës.

“Për fat të keq, proceset gjeopolitike po bëhen gjithnjë e më të trazuara, pavarësisht rasteve të izoluara pozitive. Erozioni i së drejtës ndërkombëtare vazhdon. Përpjekjet për të imponuar interesat e shteteve të caktuara me forcë në dëm të sigurisë së shteteve të tjera, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta”, tha Putin.

Deklaratën e Putinin e ka komentuar prof. Dr. Sadri Ramabaja, i cili ka ironizuar me presidentin rus.

Ai shprehet se Putin duke u matur me hijen e mëngjesit, meqë e sheh veten si përfaqësues i një kombi të madh dhe një superfuqie në rikthim, me idenë që të tërheqë paralele mes takimit të Gjenevës dhe atij të Jaltës dikur, duke gjykuar se mund t’i shërbejë për ndarje të sferave të interesit, ai grish Uashingtonin për reflektim!

“Përgjigjet e përbashkëta ndaj sfidave të përbashkëta janë të nevojshme për të” forcuar sigurinë në planet dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, duke numëruar sfidat aktuale që ai i konsideron se mund të menaxhohen vetëm bashkërisht: “konfliktet e armatosura rajonale, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, krimi ndërkombëtar, trafikimi i drogës, terrorizmi ndërkombëtar dhe krimi kibernetik…”, shprehet ai.

Image
Dr. Sadri Ramabaja

Sipas tij, duket se turbulencat e zhvillimeve rajonale, gjithsesi me ndikim në shkallën e turbulencës gjeopolitike, sidomos ato që mund të kenë si prapavijë raportet e SHBA-ve me Kinën, Putin-i rikujton: “Madhësia dhe shkalla globale e këtyre problemeve kërkon që ne të bashkohemi, dhe kjo përpjekje e përbashkët duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së KB. “Ndërkaq në mbyllje të fjalës së tij ai insiston: “Të gjitha rregullat e reja duhet të miratohen nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e KB. Çdo mënyrë tjetër çon në kaos dhe paparashikueshmëri. Qëllimi i KB është parandalimi i një lufte botërore”.

“A ishte ky qëndrim i ripërsëritur i presidentit rus vetëm përgjigje ndaj doktrinës së re të Joe Bidenit, që gjithsesi zuri vendin e duhur në takimet që kishte gjatë javës së punës së tij në një varg takimesh që kishte në Bruksel me krerët e Aleancës dhe demokracive liberale? Apo Putini ka vënë re se zhvillimet në sferën e gjeopolitikës në rajonet ku Moska i konsideron si zona të interesit jetik të saj, siç është Ukraina dhe Bjellorusia, janë të pritshme? Apo kishte të bënte edhe me iniciativën e shpërfaqur nga zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, më 18 qershor, gjatë vizitës në Beograd?”, shprehet ai.

“Le të kujtojmë se në këtë rast, Grushko në intervistën dhënë organit proqeveritar rus të specializuar për Ballkanin “balkanist.ru”, zbuloi projektin e ri rus për Ballkanin. Aty në mënyrë pllakative e taksative, potencohet: ”Rusia duhet të bëhet për Ballkanin modeli i botës shumëkombëshe”. Gjithsesi proceset gjeopolitike, sidomos në Evropën Juglindore, mbesin të ndërvarura nga ndërhyrjet e Rusisë, ndërkaq ato pësojnë turbulenca, sa herë Moska ia arrin që ta shfrytëzojë Serbinë si satelitin e saj në shërbim të interesave ruse në Ballkan”, përfundon Sadri Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat