Skenari dhe qëllimi i Serbisë me Minishengenin Ballkanik, rrezik për Kosovën dhe shqiptarët!

Politika

Skenari dhe qëllimi i Serbisë me Minishengenin Ballkanik, rrezik për Kosovën dhe shqiptarët!

Nga: A.Z Më: 30 qershor 2021 Në ora: 21:21
Kurti dhe Vuçiq

Analisti nga Kosova, Demush Shasha tha se Minishengeni është dublim i procesit të Berlinit, dhe si i tillë ka zëvendësuar Gjermaninë me Serbinë.

Sipas z. Shasha, fakti që në Minishengen, tre shtetet; Shqipëria, RMV dhe Serbia kanë përjashtuar vendet e BE, tregon se rolin udhëheqës, natyrshëm do e ketë Serbia, si shteti më i madh dhe më i fuqishëm.

Në këtë kuadër, për z. Shasha ky forum nuk e kalon testin e nevojshëm politik që Kosova t’i bashkohet.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, ka potencuar se Minishengeni nuk është në interes të Kosovës, madje nuk i duhet as Ballkanit Perëndimor, ajo që i duhet sipas Kelmendit janë hapat konkret të të perspektivës nga UE në shumë fusha për të mundur që në të ardhmen të inkuadrohen.

Tutje shton se shteti Serb fiton në Minishengen, madje edhe në qarkullimin e mjeteve dhe të qytetarëve. Nga kjo realizohen më lehë edhe veprimi i pushtimeve territorial.

Pra, sipas Kelmendit, nuk ka logjikë juridiko-politike që Kosova të futet në Minishengen.

“Minishengeni është një veprim dhe organizim që fare nuk shkon në interes të shtetit të Kosovës. Në fakt as për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut nuk ka efekte pozitive dhe në asnjë fushë. Shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk u duhen Minishengene. Këtyre u duhet hapa konkret të perspektivës nga UE në shumë fusha për të mundur që në të ardhmen të inkuadrohen. Kuptohet se me këtë mekanizëm të Minishengenit fiton në peshë Serbia si shtet në Ballkan. Si ekonomikisht, ashtu edhe ushtarakisht dhe politikisht, është Serbia më e fortë dhe asaj i konvenon një treg i gjerë dhe i lirë për mallrat e veta. Pa kufij dhe doganë është tamam për Serbinë një treg i gjerë. Edhe në qarkullimin e mjeteve dhe të qytetarëve fiton shteti serb. Kjo vlen edhe për qarkullimin e krimit dhe të veprave të rënda penale. Kuptohet se kështu realizohen më lehtë edhe veprimi pushtimeve territoriale në vendet që Serbia synon pushtimin. Nuk ka asnjë logjikë juridiko-politike që Kosova të futet në këtë Minishengen. Serbia nuk e njeh Kosovën. Ajo e cilëson këtë vend në vend serb dhe të shtetit serb. Pse, pra, ky Minishengen? Kjo është shumë e qartë. Thjeshtë: Ndikimi ekonomiko-financiar për të rritur ndikimin ushtarak në Maqedoni, në Mal të Zi, në Shqipëri dhe në Kosovë e Bosnje Hercegovinë”, tha ai.

Ai ka shtuar se kështu vetëm rritet ndikimi serb, andaj shtetit shqiptar nuk i duhet ky mekanizëm. Dhe kështu, shtetit serb i realizon më lehtë pretendimet territorial mbi hapësirat që i synojnë, pra nuk ka asgjë pozitive.

“Asgjë pozitive nuk ka për vendet në fjalë. Përkundrazi, kështu rritet ndikimi i shtetit serb dhe rrezikohet tërësia territoriale. Serbia e ushton vartësinë mbi këto vende, edhe shtetit shqiptar nuk i vyen ky mekanizëm. Shqipëria nuk ka çka shet në Serbi, bilansi midis eksportit dhe importit është 80% me 20%. Më mirë nuk është as pozita e Maqedonisë së Veriut, edhe më shumë se kudo ka interes dhe synim territoriale shteti serb. Minishengeni i hapë rrugë këtyre synimeve dhe më lehtë realizohen pretendimet territoriale mbi hapësirat që i synon Serbia. Nuk shihet asgjë pozitive nga Minishengeni, ashtu kështu kalimi bëhet për qytetarët e Kosovës me letra të njoftimit", shtoi ai.

Tutje ka deklaruar se Kosovës nuk i njihen madje as regjistrimet me dokumente të shenjës së Republikës, pra Minishengeni ndaj Serbisë mund të përdoret edhe në aspektin Shtetëror, fillimisht si Union dhe pastaj si federatë.

“Pasaportat e shtetit të Kosovës nuk njihen, nuk njihen as regjistrimet e mjeteve të qarkullimi dhe as dokumentet tjera që kanë shenja të Republikës. Prandaj, në çfarëdo ane që shikohet Mikishengeni del si mekanizëm që vetëm të mira i sjellë Serbisë. Kjo mund të përdoret si mënyrë edhe për Minishengene në aspektin Shtetëror. Fillimisht si Union, ndoshta konfederatë dhe më vonë si federatë etj. Pretendimet serbe janë të dukshme në këtë anë. Serbia po armatoset dhe po rritë buxhetin e shtetit për ushtri, Pse? Kuptohet për të u shtrirë në Jug të vendit. Dhe, këtu nuk ka dilemë”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat