Ashtu si ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, Gjykata Speciale ua refuzoi lirimin me kusht edhe të ish deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit dhe ish kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit.
E refuzimi i kërkesave për lirim më kusht nga Gjykata Speciale, sipas ish agjentit të SHIK-ut, Naim Miftari vjen si shkak i rrezikut që ata të ndikojnë tek dëshmitarët.
“Jo vetëm Rexhep Selimit, por të gjithëve iu ka refuzuar lirimi me kusht shkaku i rrezikut se mundë të ndikojnë në dëshmitarë dhe mund edhe me rrit rrezikun për dëshmitar, shteti i Kosovës duhet me jep garanci për të gjithë të burgosurit në Hagë jo se janë burra të mirë të gjithë çka janë të burgosur në Hagë por si shtet i takon me jep garanci pasi garanci kanë jep gjitha shtetet e ish Jugosllavisë që janë përballë me Gjykatën e Hagës si Serbia, Kroacia, Bosnja Maqedonisë”, thotë Miftari.
Sipas Miftarit, lirimi me kusht mund tu mundësohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.
“Edhe gjykata e di se nuk i kanë edhe me i liru po gjykata e din se komplikohen gjërat me dëshmitarët e saj, prandaj niher nuk i lejon të mbrohen në liri. Ndoshta tek ka fundi i vitit apo fillimi vitit tjetër ndoshta ja mundësojnë mu mbrojt në liri disave por kjo nuk do të vlenë për të arrestuarit e radhës! Plus asnjë njeriut në Hagë nuk iu ka konfirmuar dënimi apo fajësia prandaj shteti me garantu nuk prish punë nëse ju konfirmohet fajësia gjërat ndryshojnë”, shprehet Miftari.
Më tej, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se shqetësuese është angazhimi i 5 avokatëve nga Hashim Thaçi.
“Shqetësues për mua është marrja e 5 avokatëve e Hashim Thaçit që deklaronte para shtypit ndërkombëtar se nuk ka qenë në luftë luftëtar por si lider politik por tjera tregime tregonte në shtypin e Kosovës e Shqipërisë se si ka luftuar me armë në dorë sesi kishte kryer aksione të rreme të paqena kurrë në Kosovë e deri te kërcimi i tij dhe Kadri Veselit nga aeroplani ushtarak i shërbimit sekret francez DGSE ata kërcim pa parashutë!”, thekson Miftari për “Bota sot”.
Ai shprehet se është alarmante formimi i fondeve për mbrojtjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët sipas tij po tentojnë ta blejnë pafajësinë me para.
“Alarmante janë fondi sekret i Thaçit dhe Veselit ku bëhet pyetja nëse janë të pa fajshëm pse me e zënë 5 avokatë njeri nga ata avokatët më të shtrenjtë në botë si duket lirinë dhe pafajësinë sidomos Thaçi po tenton me ble PAFAJSINË me pare e me super avokat botëror ngjanë shumë si në rastin e Oxhej Simsonit kur përmes parave dhe avokatëve të shumtë u lirua nga dy vrasje por më vonë një gjykatë tjetër me padi civile e fundosi financiarisht për- jetë, pastaj bëhet pyetje pse pos fondit të mbrojtjes që i ka jep qeveria e Kosovës tash duhet fond privat ku nuk dihet fare se me çfarë parash nga vinë ato të holla as me sa para do të mbushen ato fonde private kjo ngjan më shumë në pastrimin e parave para nga korrupsioni para te vjedhura para nga oligarkët e tyre te cilat i mbajnë qarkullim paratë e krimit të organizuar e parave të korrupsionit politik dhe tentim direkt me para të pista me ble Pafajësinë e tyre shteti i Kosovës duhet me i hetu dhe me i ndalu këto fonde të ZEZA fonde të Mafies, para edhe nga shteti edhe nga mafia nuk shkon”, përfundon për “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.