Ish agjenti i SHIK-ut tregon detajet e pathëna: Ja pse Hashim Thaçi e ka zgjedhur pikërisht Slloveninë

Politika

Ish agjenti i SHIK-ut tregon detajet e pathëna: Ja pse Hashim Thaçi e ka zgjedhur pikërisht Slloveninë

Nga: P.R Më: 14 korrik 2021 Në ora: 21:14
Hashim Thaçi

Mediumi slloven, necenzurirano.si ka raportuar se ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të mbrojë veten nga një arrest shtëpiak në Slloveni.

“Megjithëse në dokumentet gjyqësore nuk thuhet se cili shtet është, sipas informacionit tonë, zgjedhja e parë e Thaçit është Sllovenia”, shkruan necenzurirano.si.

“Ish presidenti i Kosovës gjithashtu supozohet ta kontrollojë këtë mundësi përmes kanaleve të ndryshme me qeverinë Sllovene, e cila duhet t’i garantojë një gjykate speciale se Thaçi nuk do të largohet nga territori i vendit tonë gjatë gjykimit. Haga nuk i përgjigjet pyetjes nëse Sllovenia ka ofruar tashmë një garanci të tillë”, shkruan më tej mediumi slloven.

Kurse një gjë të tillë e ka kundërshtuar Gjykata Speciale, pasi sipas saj, do të ishte fatale që Hashim Thaçi të mbrohej në liri edhe nëse një shtet i tretë garanton për të.

Siç ka shkruar kryeprokurori i speciales, Jack Smith në dokumentin e dërguar si kundërpërgjigje ndaj mbrojtjes, një shtet i tretë nuk ka obligim t’u përmbahet rregullave të Dhomave të Specializuara, dhe kjo do t’i lejonte Thaçit të komunikonte lehtësisht me familjarët dhe këdo.

“Kjo sepse lirimi i tij në ndonjë vend të tretë, rrënjësisht i komprometon kushtet e monitorimit nga ana e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit të Specializuar, sepse DHSK mund ta ushtrojnë juridiksionin e tyre vetëm brenda Kosovës, dhe njësoj edhe forcat policore të Prokurorit të Specializuar mund të ushtrohen në bazë të juridiksionit të njëjtë”, thuhet në dokumentin e kryeprokurori i speciales, Jack Smith.

Por pse Hashim Thaçi ka zgjedhur pikërisht Slloveninë, vendin kur ku kërkon që të mbahet në arrest shtëpiak, apo të mbrohet në liri?

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, njëherit i intervistuar edhe nga Gjykata Speciale.

Image
Naim Miftari

“Thaçi e ka zgjedh Slloveninë si shtet ku mund ta kalonte burgun shtëpiak nëse e liron tribunali i Hagës, pasi Sllovenia është shteti që ka më së shumti nostalgji për Jugosllavinë e Titos. Në pushtet janë ish oficerët e armatës Jugosllave edhe policia sekrete deri vonë ishte e përbërë nga kuadrat e UDB-së Jugosllave. Mos të harrojmë se gjatë kohës kur slloveni Stane Dollanci ishte sekretar i MUP-UDB Jugosllave u vranë nga UDB- ja vetëm disidenta kroat dhe shqiptar si në Gjermani ku me urdhrin e Dollancit u vra (Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhoshi)”, thotë Miftari.

Sipas ish agjentit të SHIK-ut, Hashim Thaçi në shtetin slloven e ka edhe një shok të ngushtë, emrin e të cilit nuk e përmend Naim Miftari.

“Thaçi është i dashuruar në Slloveni se edhe atëherë kur nën shoqërimin e dy këngëtarëve e missa të estradës tonë e dërgoi Fatmir Limajn në Skijim edhe pse e dinte mirë se Tribunali i Hagës do ta arrestonte Fatmir Limajn në Slloveni dhe nuk do të kthehej në Kosovë, plus e ka Thaçi në Slloveni edhe një dost të vetin të ngushtë që është çuditërisht është edhe multimilioner. Pra Hashim Thaçin e lidhin shumë gjëra nostalgjike me Slloveninë, plus edhe hetuesja e Thaçit çuditërisht është nga Sllovenia!”, deklaron Miftari për “Bota sot”.

Sipas tij, nëse do të ekzistonin kushtet, Hashim Thaçi do të duhet të gjykohej në Kosovë.

“Sa i përket lirimit apo dënimit unë jam që as Thaçi mos me u denu e me u gjyku jashtë Kosovës, edhe pse nuk ka patur zgjedhje e mundësi tjetër që me u gjyku Thaçi në Kosovë pasi gjitha gjykatat, Policia, prokuroria, AKI-ja në Kosovë janë të kapura nga vet klani i Thaçit. Unë jam qe Hashim Thaçi e çdo qytetar i joni duke llogaritur edhe veten, me u gjyku për çdo krim të mundshëm në Kosovë nga prokuror dhe gjyqtar të pavarur shqiptar të Kosovës, që fatkeqësisht nuk kemi akoma asi lloj gjyqtar e prokuror te pavarur që e mbron vetëm ligjin dhe shtetin”, shprehet Miftari.

Për fund, Miftari thotë se Hashim Thaçit i ishte premtuar mos arrestimi nga Specialja, në këmbim të ndarjes së Kosovës.

“Udhëheqësi slloven gjatë zgjedhjeve amerikane në mënyrë të hapur e mbështetnin Donald Trumpin edhe pse BIDEN printe bindshëm dhe ishte i pa arritshëm pasi Donald Trumpi kishte gruan Sllovene. Pastaj Trampi kishte angazhuar Grenellin për t’i udhëheqë bisedat Serbi-Kosovë që qonin vendin tonë në ndarje të sigurt pasi vet Thaçi këtë ide ia kishte prezantuar dy herë Grenellit në Berlin në dy vizita private që i bëri Grenellit, ku ndarja e Kosovës ishte e sigurt por edhe mos arrestimi iu kishte premtuar Hashim Thaçit. Pastaj Sllovenia mos të harrojmë Non-paperi i famshëm ku trumbetohej ndarja ishte ardhur nga Sllovenia edhe arrestimet e Agim Çekut në Lubljanë ishin bërë me urdhër të Beogradit”, përfjndon për “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat