Parashikimi i tmerrshëm për bosët e krimit: Ish agjenti i SHIK-ut, tregon kur fillon arrestimi i ‘peshqve të mëdhenj’

Politika

Parashikimi i tmerrshëm për bosët e krimit: Ish agjenti i SHIK-ut, tregon kur fillon arrestimi i ‘peshqve të mëdhenj’

Nga: N.Sh Më: 17 korrik 2021 Në ora: 16:26
Policia e Kosovës

Që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti, si duket është aktivizuar Prokuroria dhe Policia e Kosovës.

Rreth katër muaj që nga ardhja në pushtet e liderit të LVV-së, Albin Kurtit, Prokuroria dhe Policia kanë marrë disa aksione të rëndësishme në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Rasti Subvencioni”, konfiskimi i një sasie të madhe droge në Kosovë në vlerë rreth 20 milionë euro, arrestimet e zyrtarëve të lartë në shumë komuna, janë vetëm disa prej aksioneve të marra gjatë këtyre muajve të Qeverisë Kurti.

Me këtë, tregohet se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, është jo vetëm premtimi i madh i Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, por edhe obligim si i pari i Qeverisë, e që duket se do ta çoj deri në fund premtimin e tij.

Për këtë çështje, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, këto aksione të Policisë dhe Prokurorisë janë të pritshme dhe të mirëseardhura.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës, e dinë se ish-pushtetarët, shumica janë të korruptuar dhe janë bërë multimilionera përmes krimit të organizuar. Vërejtje kam për Prokurorinë e Shtetit që të mos bën spektakël televiziv, por të punon pa ndërpre dhe çdo kush që ka bërë krime të dënohet, por të mos etiketohen njerëzit që nuk ka bazë ligjore apo prova për dënim, pasi secili individ është i pafajshëm derisa nuk dënohet nga gjykata”, shprehet Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se këta prokuror e gjyqtarë janë të zgjedhurit e njëjtë, pra nga dikur që i zgjidhte “Pronto-mafia”.

Image
Naim Miftari

“Pronto-mafia” këta i zgjidhte nëpër kafe. Pra Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj deri dku. Por tani hetuesit ashtu edhe prokurorët dhe gjyqtarët e kanë një qeveri që nuk i len vetëm, por i mbështet dhe i mbron jo si dikur që rrezikoheshin nga gangsterët e nëntokës politike, kur rriheshin policët e bëheshin për spital nga djemtë e Adem Grabovcit, kurse Gjykata e Prokuroria i lironte menjëherë, ose kur gjyqtari i shtetit të rrahet e tërhiqet zvarrë e të ngulfatet për kravate në zyrë të tij nga Sami Lushtaku, dhe policia e ishte prezente e nuk kishin guxim të bëjnë asgjë. Ose kur Prokurorit special në qeverinë Haradinaj që e ndiqte korrupsionin dhe rastin e mbi 40 mijë veteranëve të rrejshëm që ndiqeshin komandantët e i shkojshin në zyre gangsterët e politikës dhe i ofrojshin qindra mijëra euro mit, por i ofrojnë edhe plumbat në tavolinë se çka e pret nëse vazhdon me ndjekjen. Pra, kështu janë mijëra rast të tjera”, tregon Miftari.

Sipas tij, ka edhe raste kur janë shkarkuar nga puna pas ndjekjes që kanë bërë për vrasje e që kjo ishte si mbulesë e krimit të dikujt që ka pas peshë politike e financiare.

“Posa të pastrohet policia, Prokuroria, gjyqësia dhe AKI-ja, nga njerëzit e nëntokës, nga klanet parapolitike të nëntokës politike dhe kjo që po ndodh tani është si një lojë, pasi që më vonë do të ndodh diçka e madhe me fillimin dhe ndjekjen e krerëve të krimit të organizuar që janë ish-pushtetarë e politikanë të rangut të lartë, pasi si rasti i Ministrisë së Bujqësisë dhe disa komunave janë ndjekje e “peshqve të vegjël”. Pra nuk janë ka ndjekën akoma kriminelët kryesor dhe bosët e krimit. E kjo do të ndodh dhe fillon nga mesi i viti 2022, pasi të pastrohen organet ligjvënëse nga njerëzit e mafias politike dhe zyrtarët e korruptuar”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat