Analisti kritikon ashpër fushatë e Ismailit: Veprimet e tij mund të krahasohen me…

Politika

Analisti kritikon ashpër fushatë e Ismailit: Veprimet e tij mund të krahasohen me…

Nga: A.Z Më: 18 korrik 2021 Në ora: 17:35
Uran Ismaili

I shpallur zyrtarisht nga PDK si kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, ish-ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili ka disa ditë që ka nisur një fushatë “primitive” në kryeqytet.

E nisi në lagjen “Ulipana” para pesë ditësh, për të vazhduar më pas në Hajvali, ndërsa sot e kreu “t’bujtmen” e tij në Breg të Diellit.

Në të gjitha këto lagje, puna e tij e vetme ka qenë ngjyrosja e disa hapësirave të lëna anash, të cilat përpos një ngjyre tjetër nuk është që kanë pësuar ndonjë ndryshim të veçantë.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se më e drejtë do të ishte që Ismaili të shkonte të vizitonte pacientetët e jo të endet nëpër lagje.

Madje analisti, thotë se në këtë rast Ismaili krahasohet edhe me personat e sëmurë, që me gjestet e tij mendon se po bënë diçka të madhe.

“Për ish-ministrin e shëndetësisë, Uran Ismailin, shumë më e logjikshme e humane do të ishte që si kandidat i PDK-së për Prishtinën të shkonte në spitalin e Prishtinës të vizitonte pacientët e sëmurë sesa të endet nëpër lagjet e Prishtinës "Ulpianë", "Hajvali, "Breg të Diellit" në formën e "buejtjeve" të narkomanëve anë e kënd rrugëve të Prishtinës. Veprimet e Uran Ismailit rrugëve e lagjeve të Prishtinës mund të krahasohen me personat e sëmurë psikikisht të cilët duke ngjyrosur rrugëve vend e pa vend mendojnë se bëjnë diçka të madhe”, tha ai.

Ai më tej ka potencuar se Ismaili do të duhej të shpërndante maska ose medikamente për pacientë, madje kështu do të fitonte edhe simpatinë e qytetarëve.

Mehazi thotë se në këtë mënyrë nuk do të mund ta fiton Prishtinën, sepse Prishtina nuk fitohet me veprime aktoreste politike, por me intelegjencë dhe bindje.

“Uran Ismaili i PDK-së do të fitonte simpatinë e qytetetarëve të Kosovës sikur të shpërndante maska apo vaksina kundër pandemisë, medikamente të llojeve të ndryshme për pacientët e sëmurë sesa të harxhonte para për të ngjyrosur lagjet e Prishtinës. Më mirë do bëhej të vizitonte të varfërit e lagjeve për hallet e tyre sociale e ekonomike se sa të luante rolin e "bojaxhinjve" të sëmurë mendërisht. Nëse mendon Uran Ismaili se Prishtina mund të fitohet me kësi "egzibicione politike" të trubadurëve politik gabim e ka, jo, jo zotëri i nderuar Uran nuk fitohet Prishtina me kësi veprime aktoreske politike, po me intelegjencë, mençuri e bindje politike ndaj qytetarëve të Prishtinës”, shtoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat