“Qeveria Kurti do të bie shumë shpejt”, analisti ia shuan shpresat Ramush Haradinajt – e zbulon qëllimin e liderit të AAK-së

Politika

“Qeveria Kurti do të bie shumë shpejt”, analisti ia shuan shpresat Ramush Haradinajt – e zbulon qëllimin e liderit të AAK-së

Nga: N. H Më: 27 korrik 2021 Në ora: 22:55
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dyshimet e tij për qeverinë e Albin Kurtit tashmë janë vërtetuar.

Kreu i AAK-së thotë se është vërtetuar që tashmë Albin Kurti është mashtrues.

Ai thotë se premtimet për dialogun, reciprocitetin e shumë çështje tjera kanë dalë të jenë mashtrim, për çka sipas tij e bëjnë Kurtin mashtrues.

“Populli i Kosovës do ta ketë të vështirë të qeveriset nga një qeveri e tillë. Kjo qeveri nuk do të zgjasë shumë”, tha ai.

Lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Haradinaj, ka folur njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi.

Analisti Krasniqi në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deklaratat e të parti të AAK-së janë vetëm për të bërë ndonjë klikim.

Sipas tij, qeveria aktuale është ekzekutivi më stabil që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë.

Image
Islam Krasniqi

“Ato për të cilat ka deklaruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë sa për të zënë ndonjë rubrikë apo sa për të bërë ndonjë klikim, pasi që ai e kujton të kaluarën sa ishte në qeverive që nuk mund të dërgonin mandatin as deri në gjysmën e tyre. Një gjë e dinë të gjithë, të paktën ata që kuptojnë diçka nga politika së qeveri më stabile s’ka pasur Republika e Kosovës asnjëherë, dhe nëse kjo qeveri se dërgon mandatin deri në fund, atëherë asnjë do të shihet edhe ëndrra për të dërguar deri në fund dikush pas tij”, ka thënë analisti Krasniqi.

Analisti Krasniqi thekson se Qeveria Kurti 2 do ta përfundojë me sukses mandatin e saj, dhe gjasat për ta rrëzuar janë minimale.

“Besoj dhe jam shumë i bindur së Kurti do të kryej mandatin më sukses për aq sa është thirrur, pavarësisht të disave që vuajnë për pushtet pjesë e të cilit ishin dhe abuzuan më gjithçka që patën mundësi dhe sot rrinë më një këmbë për të kritikuar me krenari duke harruar së ku ishin ata dje dhe si vepruan. Andaj, mundësit për të rënë kjo qeveri janë zero, të paktën në këtë kohë kur thuaj së mbi 80 për qind është prefektë, me disa gabime të vogla e që është e natyrshme sepse jemi njerëz dhe mund të gabojmë”, ka thënë analisti Islam Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat