“SHBA e bind Greqinë për njohjen e Kosovës”

Politika

“SHBA e bind Greqinë për njohjen e Kosovës”

Nga: A.Z Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Athina po lëviz dukshëm drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Prishtinën. Por a po shkon kjo drejt njohjes së Kosovës?

Analisti Bledar Feta nga ELIAMEP i Athinës, ka shpjeguar këto lëvizje në një emisionin televiziv.

“Përmirësimi i marrëdhënieve me Athinën, por edhe me Madridin, por edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, që do t’u lejojë atyre të lëvizin të lirë në hapësirën Shengen, janë tre karotat kryesore që ka përgatitur Bashkimi Evropian për të bindur qeverinë Kurti për një kompromis të mundshëm me Beogradin. Vendimi grek është gjithashtu pjesë e një plani për të zgjeruar ndikimin e Athinës në Ballkan, pa kapërcyer vijën e kuqe, që është njohja e pavarësisë”, deklaroi ai.

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se me fitoren e Biden për president të SHBA-ve, përveç heshtjes së Thaçit për ndarjen e Kosovës, edhe Greqia ka filluar që t’i përafrojë marrëdhëniet me Kosovën.

Madje Qarri thotë se me ndihmën e SHBA-ve, mund të vijë edhe deri tek njohja.

“Në fakt me fitoren e mikut më të madh të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve, për president të SHBA-ve z, Joe Biden i cili është edhe shpirtërisht e familjarisht i lidhur me Kosovën, pasi që djali i madh i z. Biden ka shërbyer për disa vjet në Kosovë dhe sot një nga rrugët kryesore të kryeqytetit të vendit tonë, mbanë emrin e tij, përveç heshtjes së temës së rrezikshme të sponsorizuar nga Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës, e cila po shpresohet fort, se është hequr edhe nga tavolina e bisedimeve me Serbinë okupatore, nën ndikimin e Stejt Departamentit amerikan, edhe Greqia ka nisë t’i përafrojë marrëdhëniet me Kosovën dhe po shpresohet se së shpejti me ndihmën e SHBA-ve, do të vijë edhe deri te njohja e pavarësisë së vendit tonë nga shteti grek”, tha ai.

Më tej ka theksuar se SHBA-të kanë bërë shumë për Kosovën, përfshirë edhe djali i Biden, i cili ka kontribuar për Kosovën, duke ardhur vullnetarisht për të ndihmuar gjyqësinë.

Për deklaratën e analistit Feta, thotë se SHBA-të e kanë shtyrë shtetin grekë që t’i avancojë marrëdhëniet me Kosovën, sepse vetëm SHBA mund të ndikoj që Athina të lëviz në drejtim të njohjes.

“Në fakt, sado që shqiptarët janë munduar ta nderojnë z.Biden, vet SHBA-të dhe gjithë miqtë e çmuar amerikan që kanë ndihmuar pa kursim Kosovën ta fitoj lirinë, shpall pavarësinë dhe ndërtoj shtetin e vet, SHBA-të vërtetë kanë bërë shumë për Kosovën, përfshi edhe djalin e madh të z.Biden juristi i mirënjohur Beau Biden, i cili ka kontribuar edhe personalisht duke ardhur vullnetar për ta ndihmuar gjyqësinë dhe prokurorinë e Kosovës, në momentet më të vështira dhe vendimtare të shtet ndërtimit të vendit tonë, i cili në vitin 2015 vdiq, nga një sëmundje e rëndë. Ndaj megjithëse analisti Bledar Feta nga ELIAMEP i Athinës, nga bindjet personale, thotë në një emisionin se: “Përmirësimi i marrëdhënieve me Athinën dhe Madridin, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, që do t’u lejojë atyre të lëvizin lirshëm në hapësirën Shengen, janë tre karotat kryesore që ka përgatitur Bashkimi Evropian për të bindur qeverinë Kurti për një kompromis të mundshëm me Beogradin, duke parë ngathtësinë e Bashkimit Evropian, në dialogun Kosovë-Serbi dhe shkeljen e disahershme të premtimeve të vetë BE-së, për liberalizimin e vizave me Kosovën, unë besojë se janë SHBA-të, ato që kanë shtyrë shtetin grek të avancojë marrëdhëniet me Kosovën, dhe vetëm ato mund të ndikojnë që Athina të lëviz edhe në drejtim të njohjes së saj, por jo BE”, ka potencuar tutje ai.

Qarri shtoi se BE nuk ka qenë në gjendje që t’i bind vendet e saj për të njohur Kosovën, prandaj shpresat që BE t’i ndihmoj Kosovës në këtë aspekt janë të kufizuara, madje edhe nëse ndonjë nga analistët shprehet me optimizëm. “

BE, ka mbi 13 vite, që nuk ka qenë në gjendje t’i bind jo vetëm pesë vendet anëtare të saj, që ta njohin pavarësinë e Kosovës, por ajo edhe vet si Union, ende mban qëndrim neutral ndaj statusit të Republikës së Kosovës, kështu që shpresat për kontributin e BE-së, në këtë drejtim, të paktën sa i takon njohjes së vendit tonë, nga Greqia apo katër vendeve tjera të Unionit, si Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro, janë të kufizuara dhe ne si vend dhe shtet i ri, nuk mund të bimë shpejt në eufori edhe nëse një apo ndonjëri nga analistët nisur nga bindja personale, shprehet me optimizëm nga Athina, se BE, ka kontribuuar në këtë drejtim”, shtoi Qarri.

Tutje është shprehur se edhe vendimi grek për përafrimin e marrëdhënieve me Kosovën, shihet se BE, nuk ka arrit që ta bind për njohjen e pavarësisë as Athinën.

Qarri shton se me njohjen e pavarësisë nga Greqia, do të ndikonte pozitivisht te vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë, madje do të forconte edhe çështjet ndërkombëtare.

“Për aq më tepër, duke pasur parasysh se vendimi grek, për përafrimin marrëdhënieve me Kosovën, është gjithashtu edhe pjesë e një plani për të zgjeruar ndikimin e Athinës në Ballkan, siç thotë analisti Feta, pa kapërcyer vijën e kuqe, që është njohja e pavarësisë” së Kosovës, shihet qartë se BE, përveç katër shteteve tjera, nuk ka arrit ta bind as Athinën për ta njohur shpejt pavarësinë e Kosovës. Ndaj edhe nëse kjo njohje, në një ditë të afërt vërtetë ndodhë, atëherë jam i sigurte se vetëm SHBA-të mund të ndikojnë në këtë drejtim dhe ndihmojnë që pas Izraelit edhe Greqia ta njohë e shtetit tonë, e cila do të ndikonte pozitivisht sidomos te katër vendet tjera të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë dhe ndihmonte edhe më tepër, forcimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, ka përfunduar Gani Qarri për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat