Grenell nga Serbia e kritikoi kryeministrin Kurti, vjen kundërpërgjigja: Ky është qëllimi i tij

Politika

Grenell nga Serbia e kritikoi kryeministrin Kurti, vjen kundërpërgjigja: Ky është qëllimi i tij

Nga: A.SH Më: 3 gusht 2021 Në ora: 22:33
Richard Grenell

Ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, pas vizitës në Serbi, zgjodhi të vizitojë Shqipërinë.

Për mediat në Shqipëri ai komentoi iniciativën e “Ballkanit të Hapur” pjesë të së cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia.

Ai e mbështeti plotësisht, por që pati kritika për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin i cili nuk kishte qenë pjesë e atij takimi, duke thënë se ai po bënë gabim të madh.

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se deklarata e Grenellit nuk duhet komentuar e lëre më për t’i dëgjuar sepse fjalët e tij janë minus zero me ardhjen në pushtet të presidentit Biden.

“Deklarata e Grenellit për përkrahjen e Open Balkans-in nuk duhet komentuar e jo më dëgjuar, pas fitores se presidentit Biden pesha e fjalëve të tij është në minus zero për shkak se kompetencat e deklaratave të tij për Kosovën, Ballkanin Perëndimor e Kurtin kanë marrë fund e çdo fjalë e tij pas humbjes së Trampit e kanë kuptimin e shportave të mbeturinave të deletesë”, shprehet profesori.

Image
Sulejman Mehazi

 

Edhe për vizitën e tij në Serbi ka thënë se, qëllimi i tij është i qartë, sepse ai është kundër Kosovës e Kurtit.

“Qëllimi i tij është i qartë, është kundër Kosovës së Kurtit e me Vuçiqin dhe miqtë të tij Rama, Meta, Thaçi për shkëmbime territoresh e asociacionesh serbe në Kosovë. Pra, qëllimi i tij dihet se është kundër Kurtit e Kosovës dhe se dashuron shumë Brnabiqin dhe kaq, shkurt e qartë nuk ia vlen të shkruhet më shumë”, deklaroi Mehazi.

Në fund, profesori shprehet se përkrahja e Grenellit për “Ballkanin e hapur” e kundër Kurtit është sikur me mbush ujë me shoshë.

“Kush është ai që të këshillonte Albin Kurtin që të merrte pjesë në Shkup për Ballkanin e Hapur, Kurti nuk e merrte në dorë Grenellin kur fjalët e tij politike ishin të hapura e me peshë, e ku tani që me humbjen e partisë së tij në SHBA ai u bë fundërrinë politike për Kurtin, Kosovën e Ballkanit Perëndimor. Deklarata e Grenellit për përkrahjen e Open Ballkanit e kundër Kurtit është sikur me mbush ujë me shoshë”, përfundon profesori Sulejman Meahzi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat