“Ballkani i hapur”, Kurti politikan largpamës

Politika

“Ballkani i hapur”, Kurti politikan largpamës

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 5 gusht 2021 Në ora: 19:40
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ditë më parë kishte qëndruar për vizitë në Serbi. Pas vizitës në atje, ai zgjodhi të vizitojë edhe Shqipërinë.

Në Shqipëri Grenelli është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Vizitat e tij erdhën pas mbajtjes së takimit mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë të “Ballkanit të Hapur”.

Grenell iniciativën për “Ballkanin e Hapur” e ka vlerësuar pozitivisht duke thënë se kjo është një mundësi e mirë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në Ballkan.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe mos pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke thënë se, ai po bënë gabim të madh.

“Unë mendoj se ai duhet të jetë pjesë e një bashkëbisedimi më të gjerë Ballkanik, dhe ai nuk po e bën këtë. Është gabim i madh. Unë mendoj se Kosova njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende pune, por pa qenë pjesë e këtij diskutimi, ata nuk do të kenë mundësi të jenë pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në Ballkan dhe as të diskutimeve”, kishte thënë Grenell për mediat në Shqipëri.

Bytyçi: Richard Grenell, është një mik i Serbisë më shumë se i Kosovës

Image
Adem Bytyçi

Analisti Adem Bytyçi në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se, Grenell është mik i Serbisë, e poashtu edhe Edi Rama është treguar njëjtë sepse ia shtriu dorën e miqësisë dhe të bashkëpunimit Serbisë.

“Richard Grenell, është një mik i Serbisë më shumë se i Kosovës. Madje edhe Edi Rama Kryeministri aktual i Shqipërisë gjithsesi është treguar mik i Serbisë dhe i Presidentit serb Vuçiq, pasi që ia shtriu dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit Serbisë, akoma Serbia pa kërkuar falje për krimet makabre të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit. Tani, Grenell, e ka më lehtë të thotë gjithqka lidhur me Paktin tripalësh Vuqiq, Rama, Zaev, herë Minishegeni Ballkanik e tani se fundi ia ndërruan emrin në "Ballkani Hapur", sepse Richard Greell nuk është në postin e më parshëm”, ka thënë analisti.

Sipas tij, me Kurtin e di se nuk do ta ketë të lehtë sepse ai është politikan vizionar dhe shumë largpamës, e ka kuptuar me kohë se kjo marrëveshje nuk ishte e mire për Kosovën.

“Mos të harrojmë se Kurti, është një politikan vizionar dhe shumë largëpamës, me kohë e ka kuptuar se Marrëveshja ekonomike e ashtuquajtur “Ballkani i Hapur”, Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni nuk ka si të ishte në interesin e Kosovës, përderisa Serbia nuk e pranon shtetësinë e Kosovës, hyrja në këtë pazar e Kosovës do t'i jepet mundësi Serbisë që ta relativizonte shtetësinë e Kosovës. Kurti, nuk ka si të jetë në raporte të mira me këtë ish-diplomat amerikan, i cili me kohë ka dëshmuar se qëndron në anën e Serbisë dhe kundër Kosovës”, tha tutje ai.

Në fund ai deklaron se edhe sa ishte ambasador në Gjermani, Grenell është treguar i padisiplinuar.

Duke shtuar, se ai ishte në dijeni për raportet jo të mira mes Ramës e Kurtit, sepse përndryshe nuk do ta kishte vizituar Shqipërinë

“Grenell është treguar një diplomat i pa disiplinuar dhe i pa përmbajtur edhe në kohën sa ka qëndruar Ambasador në Gjermani. Po të mos ishte në dijeni se edhe Edi Rama nuk qëndron në raporte të mira me Kurtin, nuk do ta kishte vizituar Shqipërinë pas Serbisë. Ne e dimë se Amerikën e keni shtet mik, por edhe mund të ndodhë që SHBA, të "favorizojë" Serbinë në raport me marrëveshjen përfundimtare të paqes Kosovë Serbi, me qëllim që s’paku formalisht Serbinë ta largojë nga Rusia. Përderisa Shqipëria i ka ofruar bashkëpunim Serbisë, akoma pa e pranuar Serbia shtetësinë e Kosovës, Serbia, shpreson se do ta ketë më lehtë me Kosovën. Kjo mbetet të shihet gjatë negciatave të mëtejme Kosovë – Serbi”, përfundon analisti Adem Bytyçi për “Bota sot”.

Burjani: Grenell nuk ka rëndësi në këto çështje

Image
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka thënë se, “Ballkani i hapur” nuk mund të qëndroj mbi CEFTËN.

“Grenell nuk paraqet ndonjë rëndësi në këto çështje edhe në politikën e SHBA, së dyti “Ballkani i hapur” nuk mund të qëndroj mbi CEFTËN që është bazë me shumë dimensione, e hapur dhe nuk atakon shtetet dhe gjërat nuk i komplikon, nuk iu jep dimension politik, ekonomisë më lehtë dhe më e operushme është CEFTA”, shprehet ai.

Sipas tij, kjo iniciativë nuk dihet se kah mban dhe cila është saktësisht e ardhmja e kësaj iniciative, për më tepër këto shtete të cilat janë pjesë e saj duan të shkojmë në BE, e jot ë merren me iniciativa të ngushta rajonale.

“Ballkan Open” vlerësohet si diçka që nuk dihet kah mban dhe cila është e ardhmja me këtë “Ballkan open”. Përballë asaj, këto shtete duan të shkojnë në BE për anëtarësim e jo me u marr me iniciativa të ngushta rajonale me pak epituese dhe me pak siguri”, përfundon Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat