Gara për Prishtinën – ky kandidat është favorit, por ka një rival të madh

Politika

Gara për Prishtinën – ky kandidat është favorit, por ka një rival të madh

Nga: A.Z Më: 5 gusht 2021 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është paralajmëruar se do të jetë kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se avantazh të madh, Vitisë i ka dhënë menaxhimi i pandemisë, që në këtë rast ka fituar edhe mbështetjen e qytetarëve.

Pra, sipas Mehmetit, Vitia do të jetë kryetari më i mirë i Prishtinës, por, Vitia me Ramën do e ketë rivalin më të madh.

Megjithatë Mehmeti thekson se, LVV nuk ka pasur asnjëherë kandidat më të mirë se Vitinë për kryetar të Prishtinës.

“Menaxhimi i mirë me pandeminë i ka dhënë avantazh të madh Arben Vitisë, i cili me të drejtë synon të jetë kryetar i ardhshëm i Prishtinës. Nëse tregohet menaxher i mirë i kryeqytetit, besoj se Arbeni do të jetë kryetari më i mirë (nëse fiton) i kryeqytetit. Besoj se me Arbenin, VV ka zgjedhur kandidatin më të mirë të mundshëm, në këtë aspekt, e vlerësoj si kandidatin më favorit për të fituar, natyrisht me Përparim Ramën që do e ketë rivalin më të madh. Vitia ka treguar aftësi të mëdha menaxheriale, andaj me këtë qasje edhe besoj se ka fituar mbështetjen e qytetarëve, e cila besoj se do të shpërblehet me 17 tetor. Personalisht besoj se VV nuk ka pasur kandidat më të mirë për Prishtinën se Arben Vitin, i cili po them prapë është favorit numër 1 për të qenë kryetar i ardhshëm i Prishtinës”, deklaroi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat