Pas ngjarjes së fundit në Afganistan opinioni mbarë botës ka reaguar në lidhje me situatën që është krijuar atje.
Mirëpo ata të cilët nuk lodhen asnjëhere së atakuari Kosovën janë serbët.
Serbët menjëhere pas ngjarjes në Afganistan filluan të “sulmojnë” Kosovën me deklarata duke u shprehur që SHBA-të do të tërheqin trupat e tyre nga Kosova e kështu ata të bëjnë të njejtën gjë sikur talibanët në Afganistan.
Mirëpo ditë më parë ushtaraku i Bondsteel, Brey Hopkins, i cili komandon Ekipin Luftarak të Brigadës 86 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë Vermont, ka thënë se nuk ka ndonjë indikacion për tërheqje të SHBA-ve nga Kosova.
Kjo deklaratë vjen si përgjigje pas propagandës serbe se SHBA së shpejti do të tërhiqet nga Kosova.
E në lidhje me këtë temë “Bota sot” ka kontakuar me deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili u shpreh se deklaratat e serbëve janë të bazuara në propagandë dhe kanë për qëllim të destabilizojnë Kosovën.
Ai thotë se këto deklarata nuk mund të bëjnë asgjë pasiqë Kosova ka qeverinë dhe institucionet e sigurta.
“Serbia përmes propagandës po tenton të ndjell frikë kinse pritet largimi i trupave amerikane nga Kosova. Ajo përmes propagandës dhe fake neës po tenton të e destabilizoj Kosovën në çdo formë, por kjo nuk ju funksionon. Kosova i ka institucionet, qeverinë shumë stabile dhe institucionet e sigurisë të cilat janë në gjendje gatishmërie”, u shpreh ai.
Deputeti më tej thekson se raportet SHBA-Kosovë janë të shkëlqyera pasi edhe së fundmi SHBA-të ndihmuan popullin e Kosovës me vaksina.
Duke vazhduar ai potencon që trupat amerikane dhe institucionet kanë bashkëpunim dhe miqësia vazhdon si gjithmonë.
“Raportet SHBA-Kosovë janë të shkëlqyeshme, kjo dëshmon edhe ndihma e vaksinave nga populli amerikan për Kosovën. Trupat amerikane janë këtu së bashku me institucionet tona të sigurisë, ato kanë bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe janë siguri për sovranitetin e vendit. Miqësia mes SHBA-ve dhe Kosovës është e përhershme. U jemi mirënjohës SHBA-ve për gjithçka që kanë bërë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës”, përfundon Bajqinovci për “Bota sot”.