Kërkohet reagimi i BE-së pas vendimit të Ruzhiq-it

Politika

Kërkohet reagimi i BE-së pas vendimit të Ruzhiq-it

Nga: A.M. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 21:37
Branko Ruzhiq

Serbia vazhdon t`i bëjë trysni popujve që jetojnë brenda territorit të saj.

Andaj, ky shtet vazhdon që të gjejë mënyra të ndryshme për të rritur presionin.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Serbisë, Branko Ruzhiq ka marr vendim që më 1 shtator në të gjitha shkollat me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, të intonohet himni shtetëror i Serbisë.

Lidhur me këtë vendim, profesori Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se është anti njerëzore dhe kundër vlerave civile të BE-së.

“Vendimi i fundit i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Serbisë, Branko Ruzhiq, që të intonohet himni i Serbisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor më 1 shtator. Ky vendim është anti njerëzore dhe kundër vlerave civile të BE-së. Serbia ka mbet ende në mesjetë dhe kështu po tregon pa siguri në nënshtetas të tij duke intonuar himnin "Bozhe Pravde"  duke i detyruar porcione të reja, si "Srpski Svet”, është shprehur ai.

Image
Refik Hasani

Gjithashtu, Hasani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë për këtë vendim të Ruzhiq-it.

“Në Serbi jetojnë shqiptarë, boshnjak, hungarez, bullgarë dhe dihet se Serbia është multietnike. BE-ja do të duhej të reagojë dhe ndalet intonimi i himnit në Serbi për një shtator, me rastin e fillimit të vitit shkollor”, ka thënë Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat