“Në Kosovë ende sillet mendimi se në vaksinë është çipi”/ Ky është fajtori për eskalimin e situatës sipas mjekut të njohur

Politika

“Në Kosovë ende sillet mendimi se në vaksinë është çipi”/ Ky është fajtori për eskalimin e situatës sipas mjekut të njohur

Nga: M.L. Më: 6 shtator 2021 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Armend Agolli, ish këshilltar i ish Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ministri Arben Vitia, nuk ka ditur të menaxhojë me pandeminë CoVID-19.

Në intervistën ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Agolli ka thënë se Vitia ndonëse e ka ditur se vendi do të përballet me pandeminë, nuk e ka shfrytëzuar armën kundër saj, që është vaksina.

“Është një keq menaxhim këtu fatkeqësisht. Ky ministër i Shëndetësisë e ka ditur që në shtator e kemi këtë pandemi, e ka pasur armën pra vaksinën dhe nuk e ka shfrytëzuar fatkeqësisht. 133 mijë vaksina i hodhëm në pleh tash. Kush po jep përgjegjësi për këtë?. Në një shtet normal ministri duhet të jap dorëheqje. 133 mijë jetë do t`i shpëtonte, e ka pasur mundësinë dhe nuk i ka dhënë vaksinat. Unë nuk po them që e ka bërë qëllimisht, por keq-menaxhimi, keqinformimi, mos informimi, mos dalja në debate dhe mos dalja në konferenca shtypi. Sa herë ka dalë ministri Vitia në konferencë shtypi, në krahasim me z. Zemaj që dilte çdo ditë. Mund të ketë edhe fobi nga kamera, por të paktën të dalë dikush nga ekipi i tij”, ka deklaruar Agolli për “Bota sot”.

Sipas tij, në Kosovë janë heshtur teoritë shkencore për marrjen e vaksinës, ndërsa kanë dominuar ato konspirative.

“Fatkeqësisht tek ne në Kosovë ende sillet mendimi se në vaksinë është “çipi”, vaksina shkakton sterilitet, vaksina shkakton infeksion, pra kemi dëgjuar teori të ndryshme. E këto teoritë shkencore janë heshtur dhe për shkak të saj nuk kemi vaksinim dhe tash i kemi 133 mijë vaksina të humbura. Kjo është përgjegjësi direkte e qeverisë dhe e ministrit të shëndetësisë. Vlen të kujtoj këtu ish ministrin Zemaj që punonte pandërprerë, ka qenë punëtor i madh dhe po ashtu na ka dëgjuar neve këshilltarëve”, ka shtuar ai.

Image
Dr. Armend Agolli

 

Sipas dr. Agollit, janë disa shkaqe që quan në rritjen e numrit të të vdekurve dhe të infektuarëve nga CoVID-19.

“Sot po lexojmë akuzat ndaj popullit pse ai bëri dasma (!), pa iu shkuar mendja të pyesin, pse u lejuan dasmat nga ministria . Shkaqet pandemisë dhe vdekjes së mbi 200 pacientëve janë këto:-Numri i vogël i tё vaksinuarve, vetëm 10 % e popullatës është vaksinuar , mungesa e vaksinave dhe mungese propagandës sensibilizuese pёr vaksinim, lirimi i masave dhe mungesa e monitorimit e tё respektimit tё masave,lëvizjet e mëdha tё popullsisë. Vetëm nё aeroport pa asnjë kontroll për PCR provë janë futur në Kosovë gjatë muajit korrik 340.000 qytetarë, kur dihet se varianti Delta i virusit Korona ёshtё njëri nga viruset ma kontagioz(ngjitës nga njeriu nё njeri) dhe kjo lëvizje ka bërë qё situata të dal jashtë kontrolle”, ka nënvizuar ai.

Për Armend Agollin, që është edhe kandidat i LDK-së për Mitroviicën, është absurde që ministri i Shëndetësisë, të kandidojë për kryetarë të Prishtinës, në situatën aktuale me pandeminë.

“Në asnjë vend të botës nuk ndodhë kjo. Çka është më absurdja, këta e akuzuan LDK-në që e rrëzoi qeverinë në kohë të pandemisë e këta po e rrëzojnë vet tash. Në këtë kohë nuk bën të ndërrohet ministri pasi e njeh problematikën dhe po ta ndërrojnë tash nuk është mirë, pasi nuk ka as ekip të mirë që bën ballë pandemisë, plus edhe po largohet”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat