LDK kërkon nga qeveria Kurti, plan konkret për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Politika

LDK kërkon nga qeveria Kurti, plan konkret për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Nga: M.H. Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Dialogu Kosovë-Serbi po vazhdon të prek ende opinonin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Mosarritja e një marrëveshje finale mes dy shteteve po arrin të sjell takime të njëpasnjëshme mes dy vendeve.

Marrëveshja e fundit që është nënshkruar nga dy shtetet është ajo në Washington me ndërmjetësimin e presidentit të asaj kohe, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryeministri i asaj kohe, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas kësaj marrëveshje, Kosova nuk do të lobonte për njohje të reja për 1 vit dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia do të ndalte fushatën kundër njohjeve të Kosovës.

Tashmë është bërë 1 vit që nga kjo marrëveshje dhe lobimi për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare për Kosovën mund të fillojë.

Në lidhje me këtë temë, “Bota sot” ka kontaktuar me deputeten e LDK-së, Rrezarta Krasniqi,e cila njëkohësisht është kryetare e komisonit për Integrime Evropiane.

Ajo u shpreh se kjo marrëveshje tashmë ka bërë një vit dhe qeveria Kurti duhet të fillojë lobimin të arenën ndërkombëtare dhe të sigurojë njohje të reja.

Image
Rrezarta Krasniqi

“Marrëveshja të cilës po i referoheni nuk ka paraparë moratorium për njohje të reja. Njohja nga Izraeli e dëshmon këtë. Marrëveshja ka paraparë moratorium njëvjeçar vetëm për aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, i cili moratorium ka përfunduar tashmë. Tani, meqë kemi situatë tjetër kjo qeveri duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare dhe të sigurojë njohje të reja, sepse vetëm kështu faktorizohet vendi ynë”, u shpreh ajo.

Më tej, ajo shton se qeveria nuk ka plan konkret për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe se njëjta duhet të ketë në mënyrë që të “mposhtë” shtetin fqinj që po lobon kundër shtetit tonë.

“Por ne ende nuk kemi parë asnjë plan konkret nga kjo qeveri për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare, çka konsideroj se po i shkaktojnë dëm vendit, në mungesë të një plani konkret lobues, derisa në anën tjetër shohim shtetin fqinj se nuk ndalë lobin kundër shtetit tonë”, ka deklaruar deputetja Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat