Prapaskena e takimit dhe sulmi ndaj Kosovës/ Ja pse Edi Rama nuk e priti në Aeroport, këtë gjë e di Angela Merkel

Politika

Prapaskena e takimit dhe sulmi ndaj Kosovës/ Ja pse Edi Rama nuk e priti në Aeroport, këtë gjë e di Angela Merkel

Nga: P.R Më: 14 shtator 2021 Në ora: 20:44
Edi Rama dhe Angela Merkel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka pritur në vizitë kancelaren gjermane, Angela Merkel.

E në konferencën e përbashkët me Merkel, Edi Rama edhe njëherë sulmoi ashpër Kosovën.

“Kancelarja me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshme nevojës që 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Procesi i dakordësimit është i ngatërrimit dhe ajo që kemi parë në të shkuarën është që një vend apo tjetër bën që të gjithë të ngecin prandaj Ballkani i Hapur nuk është krijuar për të përjashtuar njeri por për të mos u varur nga vetot e njërit apo teoritë e konspiracionit të tjetrit. Procesi i Berlinit ka 4 liritë e BE, të njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve dhe investimet që vijnë nga paketa e komisionit. Sa i përket investimeve, ecën paralelisht. Sa i përket 4 lirive, duam të ecim më shpejt. Një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se ka pasur paragjykimin se lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”. Traseja është e shtruar. Procesi i Berlinit do të vazhdojë, Open Balkan është mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, tha Edi Rama.

E duke komentuar vizitën e Angela Merkelit në Shqipëri, profesor, doktor Enver Bytyçi shprehet i shokuar me sjelljen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Image
Enver Bytyçi

“Ajo që unë kam parë sot në Tiranë, me pritjen dhe reagimet e Edi Ramës ndaj Angela Merkel më ka shokuar, më ka turpëruar dhe nuk gjej fjalë tjetër ta them për shkak të sjelljes arrogante të kryeministrit të vendit tim kundrejt një mike të sinqertë dhe të pazëvendësueshme të kombit shqiptar! Sot gjatë kohës që unë shihja zhvillimin e takimeve, ceremonive dhe konferencave për media, më kujtohej vazhdimisht shprehja e Faik Konicës, sipas të cilit "Shqipëria lindi nga Zoti dhe nëse një ditë do të vdesë, ajo do të jetë viktimë e shqiptarëve"! Edi Rama është udhëheqësi tipik, i pa shembullit që e shndërron vendin tonë në viktimë të pakthyeshme, madje duke u mburrur dhe duke bërë heroin”, thotë Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Edi Rama ishte sot shumë i stresuar, madje i vënë nën presion të jashtëzakonshëm.

“Ai nuk e priti kancelaren Merkel në Aeroportin e Rinasit, edhe pse në atë aeroport ka pritur një kovë vaksinash kineze e ruse, ose disa sivëllezër të sektit të tij sorosian të Afganistanit. Ai nuk ia bëri Merkelit nderet që ia kishte bërë para 7 vitesh në vizitën e parë të saj në Tiranë. Asokohe atij i duhej Merkeli për mbështetje, tani që është në largim, jo vetëm nuk e priti si duhet, por e ofendoi në dy kuptime: Me lëvdatat pa limit, të cilat ajo i urren. Dhe me fyerjet pafund për "nacionalizmin evropian"!”, thekson Bytyçi.

Më tej, profesor Bytyçi hedh kritika të rënda ndaj Edi Ramës.

“Për Edi Ramën Evropa vuan nga nacionalizmi. Vetëm ai dhe Aleksandër Vuçiq "nuk janë nacionalistë"! E vërteta është se Rama është pervers internacionalist dhe kurrë nuk ka qenë nacionalist. Ka qenë dhe është për një familje perverse dhe kurrë nuk ka menduar të ketë një familje të tij! Rama në subkosheincën e tij nuk ka as atdhe, prandaj dhe nuk a përton të shpërngulë shqiptarët dhe t'i zëvendësojë ata me indianë e afganë! Por Vuçiq jo vetëm është nacionalist. Ai është një ultrashovinist. A tha Rama ndonjë fjalë për atë që ndodhi në Cetinjë dhjetë ditë më parë! Heshtje! A tha diçka nëpër dhëmbë kur gjeneralët serbë që mbarojnë dënimet e Hagës emërohen shefa e dekanë në akademinë ushtarake të Serbisë?! Heshtje! A thotë Rama ndonjë fjalë kur Vuçiq së paku dy herë në javë e kërcënon Kosovën me ripushtim në emër të nacionalizmit të tij? Heshtje varri!”, deklaron profesor, doktor Enver Bytyçi.

Ai thotë se Edi Rama u soll me arrogancë ndaj kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, për shkak që kjo e fundit deklaroi se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet me asgjë.

“Për atë të gjithë evropianët janë "nacionalistë", ndërsa Vuçiq për të është progresist. Në këtë kuptim Rama u soll me arrogancë të çmendurish kundër Merkel, kundër Evropës, kundër Kosovës dhe kundër Albin Kurtit. Edhe pse Merkel tha troç se procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet me asgjë, Rama nga fillimi e deri në fund promovoi idenë serbe të Open Balkanit, ide të cilën kancelarja gjermane nuk e zuri asnjëherë me gojë! Përsëri kërcënoi Kosovën pse ajo nuk i ngjitet kësaj iniciative”, thekson Bytyçi.

Sipas tij, Merkel e di se “Open Balkan” është iniciativë të cilën e kontrollon Serbia dhe e përdor për interesat e saj.

“Por Rama tradhtoi veten kur tha se "Procesi i Berlinit nuk u pranua nga Serbia, sepse kishte në projektin e saj lëvizjen e lirë të njerëzve"! Tha se këtë Serbia e interpretoi si heqje të kufijve midis Kosovës dhe Shqipërisë, ndaj dhe ishte kundër. Ndërkaq kur foli për Open Balkanin, Rama tha se lëvizja e lirë e njerëzve do të bëhet sipas kësaj iniciative dhe jo sipas Procesit të Berlinit! Po pse ndodh kjo? Pse u pranoka lëvizja e lirë në kuadër të Open Balkan dhe u kundështoka në kuadër të Procesit të Berlinit? Këtë nuk e shpjegoi Edi Rama. Megjithatë Merkel e di se Open Balkan është iniciativë të cilën e kontrollon Serbia dhe e përdor po Serbia për interesat e saj. Ndërkohë që Procesi i Berlinit kontrollohet nga Brukseli dhe Gjermania. Kontrolli gjerman i Procesit të Berlinit është i padëshirueshëm nga Beogradi. Dhe Edi Rama bëri nga fillimi deri në fund avokatinë e Beogradit, madje duke sulmuar Kosovën. Ky është Edi Rama! I pacipë! I pandreqshëm! Pervers pa limit!”, thotë Bytyçi.

Për fund, ai thotë se Albin Kurti edhe njëherë u treguar i pa kompromis në qëndrimin e tij për iniciativën e “Open Balkan”.

“Zoti Kurti i shprehu edhe njëherë nga Tirana qëndrimet e tij. I qartë, i saktë, i prerë! I pa kompromis në parime. "Nuk bën tha të inkurajohet Serbia që të mos e njohë Kosovën"! "Nuk e njohim, tha Open Balkanin, sepse është iniciativë jo evropiane"! Nuk bën, tha Albin Kurti, të harrohen krimet serbe në Kosovë"! Ndërsa Rama thoshte se "Ne kemi kapërcyer me Open Balkanin historitë tragjike të shekujve"! Duke injoruar faktin se këto histori tragjike nuk kanë qenë as të Edit, as të Anetës, as të kristaqit, as të Sipo Kolekës, por të popullit të Kosovës! Nuk ka asnjë histori tragjike midis sektit të Edi Ramës dhe sektit të Milosheviçit e Vuçiq! Prandaj ai flet, si thonë vlonjatët, kalëruar! Dhe kërkon t'ua kalërojë edhe Kosovës, edhe shqiptarëve! Mirë e ka derisa ne e lejojmë të na kalërojë si i do prapanica kryeministrit të Shqipërisë!”, përfundon për gazetën “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat