Vjen kundërpërgjigjja ndaj Vuçiqit: Në momentin që shqiptarët e marrin fatin e vet në dorë, bie politika shovene serbe

Politika

Vjen kundërpërgjigjja ndaj Vuçiqit: Në momentin që shqiptarët e marrin fatin e vet në dorë, bie politika shovene serbe

Nga: A.M Më: 19 shtator 2021 Në ora: 12:24
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq - ilustrimi Bota sot

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po vazhdon ende të lëshojë deklarata kërcënuese ndaj Kosovës

Para disa ditëve, presidenti serb deklaroi se puna e shtetit është të luftojë me njerëzit e tij në Kosovë.

Ku në mënyrë indirekte po tregon se ideja për të marrë Kosovën, qoftë edhe me luftë, ende ekziston.

"Le të shkojmë më fort dhe më shpejt, dhe vetëm me mbështetjen tuaj ne mund ta bëjmë këtë. Le të luftojmë së bashku, për të treguar se kemi shumë më tepër energji pozitive sesa energjia e tyre negative”, u shpreh Vuçiq.

E në një prononcim për gazetën “Bota sot”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fatmir Humolli, deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për luftë me Kosovën e ka cilësuar si një siklet të madh që e ka kapluar politikën serbe.

Ai përmendi planin e mobilizimit të popullit serb, nga udhëheqësit e këtij shteti, kundër popullit shqiptar.

“Kemi të bëjmë me një siklet të madh që e ka kapluar politikën shovene serbe. Kjo politikë ka investuar shumë që ta mobilizoj popullin serb kundër popujve të Ballkanit e veçanërisht kundër popullit shqiptar. Ata e dinë fort mirë se nuk ja kanë arrit që të bëjnë luftëtarë serb kundër popujve tjerë vetëm me mobilizim”, është shprehur Humolli.

Image
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fatmir Humolli

Tutje, anëtari i për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes potencoi se ky lloj i mobilizimit ka rezultuar i pasuksesshëm. Duke shtuar, se të gjitha këto deklarata provokuese dhe kërcënuese nga shteti serb bëhen me qëllim që KFOR të qëndrojë ende në Kosovë.

“Mobilizimi i dhunshëm historikisht është tregu i pa suksesshëm për një luftë afatgjatë. Politika shovene serbe në Beograd e ka pa se KFOR-i mundet me u largu nga Kosova dhe atëherë duhet me u përballë më një komb të organizuar me ushtri dhe me një komb që është i gatshëm me mbrojt dhe me çliru edhe pjesën që sot janë në robëri nga shteti serb. Mu për këtë bëjnë deklarata me qëllim me ndiku që KFOR-i me qëndru ma gjatë”, ka theksuar deputeti i LVV-së.

Ndër të tjera, Humolli tha se kjo politikë shovene në Beograd do të qëndrojë, sat ë qëndrojë KFOR-i në Kosovë.

Ai beson se në momentin që shqiptarët të marrin fatin e vet në dorë, do të bie menjëherë politika shovene serbe.

“Sa të qëndroj KFOR-i në Kosovë, kjo politikë shovene serbe do qëndroj në Beograd. Në momentin që shqiptarët e marrin fatin e vet në dorë, atëherë edhe politika shovene serbe do të bie dhe do demokratizohet edhe Serbia”, ka deklaruar Fatmir Humolli për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat