Zgjedhjet lokale/Analisti: Votoni kandidatët ku jeni të bindur se e meritojnë votën tuaj

Politika

Zgjedhjet lokale/Analisti: Votoni kandidatët ku jeni të bindur se e meritojnë votën tuaj

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2021 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Zgjedhjet lokale po afrojnë. Fushata zgjedhore tashmë ka filluar për partitë politike.

Ato kanë nisur me shpalosjen e programeve të tyre para qytetarëve.

Por, qytetarët e kanë në dorë zgjedhjen e kandidatëve me votën e tyre.

Analisti Skënder Mulliqi për “Bota sot” është shprehur se populli duhet të votojë për kandidatët ku janë të bindur se e meritojnë votën e tyre.

“Dalja masive në zgjedhje është e drejtë qytetare që duhet të respektohet, por nuk duhet edhe të nënkuptohet që vota të shkon për dikënd që rren dhe manipulon. Kështu u mësuam deri më tash. Votuam më shumë për manipulant politik të cilët për synim e kishin pushtetin personal. Zgjedhjet lokale po afrohen. Dilni dhe votoni për listën dhe për kandidatët ku jeni të bindur se e meritojnë votën tuaj. Mos votoni për ata që i patëm deri më tash në pushtet, kur dihet se në çfarë gjendje i sollën qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Në gjendje kolapsuese ekonomike dhe politike, në mjerim socal, në izolim nga bota demokratike, dhe me largime masovike nga Kosova. Këto ligësi votues të nderuar mos ju bëni hallall, se keq do ta pësoni sërish”, ka thënë analisti.

Ai fton popullin që të votojnë forcat e reja politike, njerëzit me duar të pastërta.

Sipas tij, është jetike se kush e merr pushtetin.

“Votoni për forcat e reja politike, për njerëzit me duar të pastërta. Mendoni në mënyrë racionale se në pyetje është fati juaj dhe fati i shtetit të ri të Kosovës. Vota për intelektualët e mirfilltë është votë për zhvillim dhe progres. Jetike është se kush e merr pushtetin. Mjaft gjatë rrenacakët patologjik, kreatorët e centralizmit dhe ideve tjera regresive për ambiciet e tyre përsonale, na shitën dushkë për gogla. Nuk dua më, të numërojë shembuj të këqij. Ne zgjedhjet e reja locale ta ruajmë kodeksin moral. Mendoni për të ardhmen e juaj dhe të brezave që po vijnë…!”, përfundon analisti për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat