“Serbia nuk do të gjej mbështetje te ndërkombëtarët”/ Ja pse Albin Kurti ka të drejtë për aksionin në Veri

Politika

“Serbia nuk do të gjej mbështetje te ndërkombëtarët”/ Ja pse Albin Kurti ka të drejtë për aksionin në Veri

Nga: P.R Më: 21 shtator 2021 Në ora: 19:06
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Forca të mëdha policore të Kosovës janë duke qëndruar në Jarinje, pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për ta siguruar zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinë.

E ky vendim i Qeverisë Kurti, ka nxitur reagimin e ashpër të Beogradit zyrtar dhe banorëve lokalë serb të Kosovës.

Kurse kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë që të vazhdojnë ritmin e jetës së tyre, duke thënë se reciprociteti në fjalë nuk ka për qëllim që të provokojë destabilizim.

“Veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zabtimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë. Ato në asnjë mënyrë nuk kanë qëllim t’i cënojnë lëvizjen qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot, por edhe nesër qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji. Pres nga të gjithë qytetarët që sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshmë, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia me ndihmën e BE-së. Liria e lëvizjes është e drejtë njerëzore e civile por edhe vlerë Europiane. I lus qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin pa shqetësime dhe brenga…Barazia për neve është vlerë që e zbatojmë në praktikë”, deklaroi kryeministri Kurti.

E vendosjen e reciprocitetit për targat nga ana e Qeverisë Kurti, Drejtori Ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha e quan vendim të drejtë, pasi sipas tij, Kosova është duke respektuar marrëveshjen e arritur në Bruksel të vitit 2011.

Image
Demush Shasha

“Konsideroj se është veprim i drejtë i cili kërkon të rivendos barazinë në mes Kosovës dhe Serbisë, në përputhje edhe me Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë të vitit 2011. Nuk e shoh këtë zhvillim në kontekst të premtimeve zgjedhore. Institucionet e Kosovës janë duke respektuar marrëveshjen e arritur në Bruksel të vitit 2011 dhe me të drejtë kërkojnë barazi në mes të palëve të përfshira në dialog”, ka deklaruar Shasha për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, pavarësisht ankesave, Serbia nuk do të gjejë përkrahej tek ndërkombëtarët.

“Patjetër se Serbia do të mundohet të portretizoj veprimet e institucioneve të Kosovës si veprimet që krijojnë tensionet në mes të dy vendeve, por jam i bindur se në rastin konkret Serbia nuk do gjej përkrahje tek aleatët tonë ndërkombëtar pasi që Kosova është duke zbatuar atë çfarë është dakorduar në Bruksel”, thotë me tej Shahu.

Për fund, Shasha deklaron se nuk priten presione ndaj kryeministrit Kurti, pasi që Kosova është në anën e drejtë.

“Patjetër se aleatët tonë ndërkombëtar do të këshillojnë institucionet e vendit që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Por në rastin konkret nuk pres ndonjë presion të veçantë, pasi që Kosova është në anën e drejtë të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit”, përfundon për “Bota sot”, Drejtori Ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat