Pavarësisht provokimeve të Serbisë, Rama po e përkrah “Ballkanin e Hapur” – juristi parashikon zhbërjen e këtij projekti

Politika

Pavarësisht provokimeve të Serbisë, Rama po e përkrah “Ballkanin e Hapur” – juristi parashikon zhbërjen e këtij projekti

Nga: A.M Më: 27 shtator 2021 Në ora: 22:54
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së sotme ka vizituar Kosovën.

Ai shprehi përkrahje për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë, mirëpo ai nuk hoqi dorë nga projekti i “Ballkanit të Hapur”, pavarësisht kërcënimeve të Serbisë ndaj Kosovës.

E lidhur me këtë, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani.

Ai tha se nuk beson që Rama do të tërhiqet nga “Ballkani i Hapur”, derisa të dështojë kjo nismë.

Burjani u shpreh se ky projekt do të zhbëhet vetvetiu, pasi shumica e shteteve të Ballkanit po e refuzojnë atë.

Image
Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani.

“Rama nuk do të tërhiqet derisa të dështojë ky projekt, po shihet qartë dhe po lobon gjë që në Kosovë po duket absurd. Rama nuk do të zmbrapset deri në vitin e ardhshëm nga kjo ide, fati i “Open Ballkan” varet se a po e pranojnë shumica e shteteve të Ballkanit, nëse nuk pranojnë atëherë kjo vet vetiu do të zhbëhet”, deklaroi ai.

Tutje, Burjani tha se “Ballkani i Hapur” nuk mund t’i ndajë shqiptarët, madje as vet Rama me tentativat e tij.

“Raportet me Ramën nuk janë thjesht vetëm për shkak të “Open Ballkan”, për shkak se në dy anët janë shqiptarë e një ide e Ramës nuk mendoj se do t’i ndaj shqiptarët, madje as Rama”, përfundoi Blerim Burjani, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat