Qeveria Kurti ia dha goditjen përfundimtare fuqisë politike të Listës Serbe në Kosovë

Politika

Qeveria Kurti ia dha goditjen përfundimtare fuqisë politike të Listës Serbe në Kosovë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 28 shtator 2021 Në ora: 12:56
Qeveria Kurti

Lista Serbe në mars të këtij viti ka paraqitur ankesë tek Gjykata Kushtetuese për arsye se Qeveria Kurti ia kishte dhënë vetëm një ministri e jo dy, aq sa i kishin në qeverisjet e kaluara.

Ankesa ishte paraqitur në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë së Bashkuar Gorane.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese, ka hedhur poshtë ankesën e Listës Serbe, përcjell “Bota sot”.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese theksoi se, për qëllime të kushtetutshmërisë së përbërjes së Qeverisë, bazuar në nenin 96 të Kushtetutës, në Qeveri duhet të jenë së paku një Ministër nga komuniteti serb dhe një Ministër nga komunitetet e tj tjera jo shumicë.

Sipas këtij vendimi, Kushtetuta përcakton se në këtë rast duhet të ndiqet procedura e njëjtë përkatësisht konsultimi/miratimi i “komunitetit në fjalë”, prej nga vjen ministri.

Kujtojmë që në përbërjen e Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, për Listën Serbe është ndarë Ministria për Komunitete dhe Kthim.

Burjani: Vendimi i Kushtetueses i drejtë

Në lidhje me këtë temë, për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani, i cili është shprehur se ky vendim i Kushteuteses është i drejtë dhe se ministritë më herët janë ndarë me marrëveshje të partive politike.

Image
Blerim Burjani

Garancione kushtetuese ka për pjesëmarrje, por për sa ministri jo, pra është pjesë e marrëveshjes politike në mes partive por nuk ka garancione ligjore dhe kushtetuese. Pra veprimi është i drejtë i Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thotë se ankesë për këtë vendim të Kushtetueses nuk ka.

Ankesa nuk ka për vendimin e Gjykatës, kjo është çështje e kryer e marrëveshjes politike duhet të dallohet nga Kushtetuta që garanton përfaqësim të pakicave në qeveri dhe Kuvend”, u shpreh Burjani për “Bota sot”.

Krasniqi: Lista Serbe nuk do të ketë privilegjet që ka pasur me qeveritë e kaluara

Ndërsa, juristi tjetër, Islam Krasniqi në një bashkëbisedim me “Bota sot” tha se nuk mund të vihet në pikëpytje vendimi i Kushtetueses dhe se Lista Serbe duhet të kuptojë që tashmë nuk mund ta kushtëzojë qeverinë Kurti për t`ia dhënë dy ministri.

Image
Islam Krasniqi

Nëse nuk gaboj është një zyre brenda Gjykatës Kushtetuese e cila mund t'a shqyrtojë vendimin e vetë, mirëpo edhe nëse e shqyrton s`ka bazë ligjore për të anuluar apo abroguar këtë vendim, pasi që është vendim i drejtë dhe i marrur duke u mbeshtetur në dispozitat ligjore në fuqi. Lista serbe është mesuar nga praktika duke i kushtëzuar qeverit e kaluara të cilat për interesat e tyre mbyllin sytë ndoshta pranonin edhe poshtërimin vetëm e vetëm për të qenë në pushtet, ndoshta duke pritur deri në mesnatë, dhe duke pranuar çdo ofertë të tyre”, tha juristi.

Krasniqi tutje thotë se më herët Lista Serbe ka pasur privilegje të shumta nga qeveritë e kaluara, ndërsa me qeverinë Kurti duhet të punojnë.

Ministrat nga minoriteti serb gjithmonë në çdo qeveri janë paguar nga taksapaguesit e Republikës së Kosovës dhe vendimet apo instruksionet i kanë marrur në Beograd, e që me qeverinë e z.Kurti ata janë lenë jashtë lojes, jashtë koalicionit duke e sjell pushtetin e tyre në zero dhe duke ju treguar se nëse nuk dëshironin të punoni për komunitetin tuaj do të mbeteni askund sepse Beogradi s'mund të ju ndihmoj asgje”, shprehet ai.

Në fund, juristi uron që ky vendim të i vetëdisojë minoritetin serb se pazaret kanë mbaruar.

Unë besoj së ky vendim do t'i vetëdisojë minoritetin serb se pazaret dhe kompromiset kanë mbaruar dhe se rruga e vetme është të pranoni realitetin në vendin ku jetoni duke i respektuar ligjet dhe kushtetutën e republikës së Kosovës”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat