Eksperti i sigurisë ‘trondit’ me deklaratat e tij për opozitën në Kosovë: Po dëshmohet se ishin të lidhur me krimin në veri

Politika

Eksperti i sigurisë ‘trondit’ me deklaratat e tij për opozitën në Kosovë: Po dëshmohet se ishin të lidhur me krimin në veri

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2021 Në ora: 17:30
Ilustrim

Qeveria e Kosovës me 20 shtator vendosi reciprocitetin me Serbinë në targa.

Pas disa ditësh tensione, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel ku edhe nënshkruan një marrëveshje për këtë çështje.

Në marrëveshje thuhet se KFOR-i do të bëjë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ne veri, grupet kriminale serbe që bllokuan rrugët duhet të largohen nga aty, por edhe Njësitë Policore të Kosovës gjithashtu duhet të largohen nga veriu.

Për këtë çështje, eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, habitet me politikanët e Kosovës, se sa kontrovers janë kur është në pyetje shansi i përfitimeve për zgjedhje.

Sipas tij, kjo po ndodh edhe me reciprocitetin me Serbinë, marrëveshje kur ishte nënshkruar mes dy shteteve që nga viti 2011, e që ishte dashur të jetësohet deri në vitin 2016.

Pra siç dihet, Tërnava thotë se kurrë nuk ndodhi ajo, pasi që në pushtet ishin kryeministrat më të paguximshëm dhe jo të pastër.

Image
Hajrullah Tërnava

 

Tani kur në pushtet është një kryeministër i guximshëm dhe trim, me këto veprime të reciprocitetit arrihet efekti domino në politikat ndërshtetërore, pasi Serbia edhe në shumë aspekte po përdorë veprime antiligjore të fshirjes së adresave për shqiptarët që jetojnë në territorin e Serbisë në komunat si Medvexhë, Bujanovc e Preshevë”, thotë Tërnava.

Sipas tij, tani është koha të veprohet dhe ti tregohet me veprimet trimëruese shtetit serb që në të kaluarën ka bërë krime të tëra ndaj popullit tonë.

Prandaj tani kur opozita po i ndërmerr ato veprime që po e kundërshton reciprocitetin, veprimet e tilla janë të ulëta dhe të turpshme. Kjo sjellje tepër e heshtur e partive politike në opozitë, karshi masës së reciprocitetit të drejtë dhe të ligjshëm të Qeverisë Kurti për qeshjen e lëvizjes së lirë me Serbinë, është një akt që e ka lënë pa tekst dhe pa arsye reagimi me presion edhe faktorin ndërkombëtar që po i përcjell këto zhvillime sepse e drejta është në anën e shtetit të Kosovës”, potencon ai.

Ai shton se, veprimet e opozitës janë të turpshme, sepse opozita që deri dje ishin në pushtet, nuk po i dhënë mbështetje politike vendimit të Qeverisë për tabelat, derisa vetë opozitarët e sotëm e pushtetar të deridjeshëm ishin nënshkrues të marrëveshjes së skaduar.

Kjo është sjellje injorante e opozitës, madje edhe me tone dyshimi nga tri partitë politike në opozitë, shpërfaqje e hapur e mos interesimit për mbrojtje të politikave nacionale, pikërisht nga egoja e lakmisë për pushtet dhe aspak të interesuar për bashkim në projekte nacionale të cilat e avancojnë dhe mbrojnë interesin madhor të shtetit. Ky mos interesim dhe mos reagim mbështetës i opozitës është vetëm një heshtje renegatësh e bashkëpunëtorësh të e bandave kriminale bashkëpunues në krim të organizuar me bandat serbe në veri, shqipfolës të inkriminuar e të njohur me damkë, në Republikën e Kosovës për biznesin që kanë zhvilluar dhe zhvillojnë akoma ilegalisht me rrjetet e krimit të organizuar të strukturave para politikë e militare në veri të Kosovës”, shprehet tutje Tërnava.

Eksperti i sigurisë shton se, ky rast po e dëshmon pikërisht akoma më fuqishëm dhe po jua e heq maskën me të cilin ishin mbuluar deri më tani.

Pra, po tregon se me kënd janë dhe për kënd kanë punuar këta matrapazë që deri dje ishin në pushtet dhe të gatshëm edhe për pazare territoresh në dëm të shtetit. Dhe në bazë të këtyre fakteve sikur po argumentohen, se në të kaluarën qeveritarët paskan qenë të lidhur me krimin e veriut, dhe ndryshimi për të mirë për Kosovën nuk ju paska konvenuar atyre qeveritarëve të mëparshëm, gjë që jo rastësisht tani shteti i Kosovës është shteti më i izoluar në Evropë dhe në botë”, përfundon Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat