Edhe një herë u konfirmua se Kurti ka të drejtë për “Ballkanin e hapur”

Politika

Edhe një herë u konfirmua se Kurti ka të drejtë për “Ballkanin e hapur”

Nga: A.M. Më: 5 tetor 2021 Në ora: 23:10
Aleksandër Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama, foto ilustrim "Bota sot"

Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” i ka kushtuar një shkrim “Ballkanit të Hapur”, ku në të përmendet edhe qëndrimi i Kosovës.

Liderët në Kosovë vazhdimisht e kanë kundërshtuar “Ballkanin e Hapur”.

Fillimisht, kjo nismë u quajt "Mini-Shengenin Ballkanik”, por iu ndërrua emri në "Ballkani i Hapur”, nga tre ideatorët e saj, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi në një prononcim për ”Bota sot”, e ka komentuar shkrimin e  gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”.

“Ajo që ka cituar Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” është e vërtet sepse Kosova nuk përfiton asgjë nga marrëveshja për Ballkanin e Hapur, ne vetëm humbim dhe kryeministri Kurti ka pasur plotësisht të drejtë që ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Më tej, ai përmendur se pse kryeministri Kurti ka refuzuar që Kosova të jetë pjesë e “Ballkanit të hapur”.

“Kryeministri shqiptar më të gjitha mundësit e tij  ka provuar që edhe republikën e Kosovës t'a bëjë pjesë të kësaj marrëveshjeje, mirëpo kryeministri Kurti e ka refuzuar pasi që nuk ka dashur të jetë pjesë e një tryezë me kryeministrin serb i cili shkon deri në atë nivel sa që provokon edhe me luftë, akoma pa kërkuara falje për krimet dhe gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar,  dhe si të bëheni pjesë e Ballkanit të Hapur me një shtet që akoma nuk distancohet nga lufta. Problemi është së SHBA-të e kanë mirëpritur një marrëveshje të tillë mirëpo Gjermania ka kërkuar që të respektohet marrëveshja Berlinit për tregun e përbashkët, ku pjesë janë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor”, ka deklaruar ai.

Në fund, Krasniqi ka theksuar se kryeministri Kurti plotësisht ka të drejtë.

“Ne nuk duhet të ndahemi nga Ballkani perëndimor dhe duhet të punojmë bashkë që edhe integrimi i Ballkanit në BE duhet të bëhet si bllok, por deri sa Mali i Zi mbetet jashtë edhe në duhet të jemi jashtë, deri sa Serbia së pranon realitetin ne duhet të qëndrojmë jashtë dhe kryeministri Kurti plotësisht ka të drejtë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat