“Veriu, një bombë që mund të shpërthej në çdo çast”, BE-së i vjen paralajmërimi për Kosovën

Politika

“Veriu, një bombë që mund të shpërthej në çdo çast”, BE-së i vjen paralajmërimi për Kosovën

Nga: P.R Më: 8 tetor 2021 Në ora: 20:46
KFOR-i në Veri të Kosovës

Analistët amerikanë dhe njohësit e çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski dhe Daniel Serwer, kanë thënë se Bashkimi Evropian po ndjek një qasje të gabuar ndaj Kosovës.

Madje sipas Janusz Bugajskit, mungesa e strategjisë për zgjerimin në Ballkan tregon dobësi për Bashkimin Evropian dhe mungesën e një politike të Jashtme efektive, çka sipas tij do të kontribuojë në konflikte të reja në Ballkan.

“Duke vonuar vazhdimisht hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, udhëheqësit e BE do të përballen me probleme edhe më të mëdha në vitet e ardhshme. Ndërsa publiku ballkanik zhgënjehet me çdo shpresë për pranimin në Be, ata ose do të emigrojnë ose do të kthehen në ideologji dhe politikanë më radikalë. Dhe pa një rrugë të qartë dhe një afat kohor për pranimin në BE, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të ndihëm më pak të kufizuar në përfshirjen në korrupsion dhe abuzim me detyrën. Ata gjithashtu do të përdorin popullzimin dhe nacionalizmin për të mobilizuar mbështetjen dhe për të miratuar gjithnjë e më shumë metoda autoritare për të qëndruar në detyrë. Mungesa e angazhimit të fortë të BE-së për zgjerimin demonstron dobësinë e Bashkimit dhe mungesën e një politike të jashtme efektive dhe kjo do të kontribuojë në konflikte të reja ndër shtetërore në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Bugajski.

E këtë paralajmërim të Serwerit dhe Bugajskit, po e mbështet edhe analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Pajtohem plotësisht me konstatimet e analistëve Bugajski dhe Serwer, BE ka qenë dhe është anti shqiptare. Jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me Kosovën ajo po tregohet e padrejtë, e anshme dhe tendencioze. Interesat e ngushta të ca shteteve të cilat synojnë dhe tentojnë të fuqizojnë rolin dhe ndikimin e Rusisë dhe Serbisë në Ballkan dhe Evropë, ka dëmtuar shumë interesat e shqiptarëve”, thotë Mehmeti.

Ai shton se Kosova duhet ta bojkotoj bashkëpunimin me BE-në, nëse kjo e fundit nuk e ndryshon qasjen e saj.

“Andaj, Kosova duhet të bojkotoj çdo bashkëpunim me BE derisa kjo e fundit nuk ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Liberalizimi i vizave është krejtësisht arsye politike, s;ka të bëj me diçka tjetër, kjo është e padrejtë dhe si e tillë duhet të ngritët zëri i Kosovës. Pikërisht këto tendenca, orientimet ndaj njërës palë në dëm të tjetrës vetëm sa po shtojnë frustrimin e që mund të jetë më pasoja të mëdha”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Për fund, analisti Mehmeti thotë se veriu i Kosovës e dëshmoi se është një ‘bombë’ që mund të shpërthej në çdo moment.

“Veriu, dhe jo vetëm ajo, por e tëra Kosova është bombë më sahat që mund të shpërthej nga çasti në çast, e këtë gjë duhet ta ketë shumë mirë parasysh BE. Kjo e fundit nuk guxon assesi të vazhdojë me këtë qasje, përndryshe pasojat do i bart vet për çdo eksalim të situatës në rajon. Kosova duhet të ngri zërin, të bojkotojë BE, çdo takim me zyrtarët e saj”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat