Doktori i Shkencave të Sigurisë flet për ngjarjet në veri/ Ka një reagim të ashpër ndaj Borrellit: T’i bëhet e ditur se Kosova...

Politika

Doktori i Shkencave të Sigurisë flet për ngjarjet në veri/ Ka një reagim të ashpër ndaj Borrellit: T’i bëhet e ditur se Kosova...

Nga: N.Sh Më: 13 tetor 2021 Në ora: 20:51
Josep Borrell

Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në veçanti kundër kontrabandës me mallra.

Ky aksion i përbashkët Polici – Doganë, u krye në disa qytete të Kosovës, por edhe në veri.

Në veri të Mitrovicës ndodhën gjëra të papritura, kur huliganët serbë u përballën ashpër me Policinë e Kosovë, e nga kjo përballje rezultoi me disa policë të Kosovës të plagosur.

Për këtë aksion të Policisë së Kosovës, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar ashpër.

Ai ka kërkuar që të ndalen incidentet e dhunshme dhe veprimet e “njëanshme dhe të pakoordinuara”.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”, ka shkruar Borrell.

Image
Avni Islami

E Borrellit i është kundërpërgjigjur doktori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami.

Ai për gazetën “Bota sot”, e ka përshëndetur këtë aksion të Policisë.

Aksioni i Policisë së Kosovës në shkallë vendi në një numër të madh lokacionesh tregon se qeveria e Kosovës është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar në Kosovë. Unë e përshëndes aksionin e Policisë dhe Doganës së Kosovës sepse një nga kushtet për liberalizim të vizave dhe të anëtarësimin në organizata ndërkombëtare të Kosovës është luftimi i krimit ë organizuar dhe korrupsionit”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Islami thotë se, është e çuditshme se si Borrell e dënon luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Profesori i Shkencave të Sigurisë shton se Borrelli dëshiron që Kosova të jetë shtet jofunksional, jo ligjor dhe anarkist.

Për çudi një nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së, Josep Borrell e dënon luftimin dhe parandalimin e krimit të organizuar. Si personalitet kontrovers, i cili vjen nga një shtet që nuk e njeh Kosovës, Spanjës, dëshiron që Kosova të jetë një shtet jofunksional, jo ligjor dhe anarkist. Është shqetësuese dhe e dhimbshme se si një politikan i rangut të lartë të BE-së, thotë që mos të luftohet krimi i organizuar”, thekson Islami.

Islami thekson se Borrellit duhet t’i bëhet e qartë se Kosova është shtet sovran.

Borrell duhet t’i bëhet me dije, se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht dhe se për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk ka nevojë të marr leje nga askush. Autoritetet policore të Kosovës, vetëm e kanë zbatuar urdhrin e Prokurorit. Duhet të bëhet me dije të gjithë atyre skeptikëve, se Kosova funksionin si një dhe e pa ndarë në tërë territorin e saj”, përfundon prof. Dr. Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat