“Serbia u çmend nga ky veprim i Kurtit”/ Analisti nga Amerika ‘godet’ Thaçin e Mustafën – ia rikujton këtë gjë

Politika

“Serbia u çmend nga ky veprim i Kurtit”/ Analisti nga Amerika ‘godet’ Thaçin e Mustafën – ia rikujton këtë gjë

Nga: A.M Më: 14 tetor 2021 Në ora: 15:59
Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është rikthyer në një nga temat më të përfolura këto ditë, kjo për shkak të marrëveshjes së arritur para pak javësh në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas marrëveshjes për targat, kundërshtarët politik të kryeministrit Kurti iu vërsulën atij, duke e akuzuar dhe duke deklaruar se një marrëveshje e tillë është e dëmshme dhe mund të përfundojë më nënshkrimin e Asociacionit.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendje më shumë ishte edhe reagimi i një nga nënshkruesit e marrëveshjes së Asociacionit, ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Ai tentoi që ta largojë barrën e kësaj marrëveshje nga vetja, duke theksuar se është shqetësuese nëse një që e tillë bëhet.

E lidhur me këtë në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai tha se është shqetësuese se si po iu qaset opozita kësaj teme, duke krahasuar me reagimet e Vuçiqi dhe udhëheqësve tjerë të shtetit serb.

Maxharraj vlerësoi se reciprociteti i targave ishte një goditje e rëndë për Serbinë, sa që gati sa nuk i ‘çmend’.

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

“Pas goditjes që ia dha Albin Kurti, Serbisë me reciprocitetin e targave të automjeteve sipas marrëveshjes së nënshkruar me 2011, Serbia doli u çmend fare, sillej si e pa kokë si bishat e egra sepse edhe vetë janë farë e keqe njerëzore. Ajo bëri trysni në kufi me tanke e avion, i ndërseu serbët vendas që të bllokonin rrugët që qojnë në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, por Kosova doli fituese me ndërmjetësimin e BE-së ku u gjend një zgjidhje që të fshihet identiteti shtetëror i dy shteteve me rastin e kalimit të kufijve”, deklaroi ai.

Sipas analistit nga Amerika, një nga gjërat kryesore që e motivon Serbinë ta vazhdojë dialogun me Kosovën është Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ai vlerësoi se dy ndërmjetësuesit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak dhe Borell janë pro serb, pasi të dy vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Por tani në radhë është diçka tjetër, diçka që e motivon Serbinë të jetë në dialog për 11 vite me radhë, e kjo është çështja e Asociacionit e cila po rri pezull që nga viti 2013. Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë po bisedohet që Asociacioni të jetë në rend dite të dialogut. Kjo po potencohet nga ndërmjetësuesit e BE në dialog me Kosovën, Joseph Borelli dhe Miroslav Lajçak, që të dy vijnë si me qëllim nga dy vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja dhe Sllovakia, pra që të dytë anojnë kah Serbia, sepse janë pro serb. Nga BE thonë se implementimi i kësaj marrëveshje është detyrim ndërkombëtar, por kryeministri Albin Kurti fuqishëm thekson se edhe nëse do të ketë ndonjë Asociacion ai do të bëhet në përputhje me kushtetutën dhe se nuk do të ketë Asociacion një etnik. Edhe opozita, sidomos LDK në Kosovë ka filluar të flasë për Asociacionin si diçka “shqetësuese””, theksoi Maxharraj.

Në vazhdim, ai tha se ndonëse ende nuk është diskutuar në Bruksel, tema e Asociacionit është bërë si një ‘nyje’ e cila duhet sa më parë të zgjidhet.

Analisti beson se kjo erdhi si pasojë e negociatave të dobëta të zhvilluara nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilët nuk i mbrojtën interesat e shtetit, por interesat e tyre personale.

“Pra, kohët e fundit, ani pse ende nuk është shtruar mbi tavolinë të bisedimeve, çështja e Asociacionit është bërë temë dite, është bërë shprehimisht mollë sherri, apo edhe me ashpër është ‘Thembra e Akilit’ apo edhe më keq është bërë ‘Nyje e Gordit’ e cila duhet të zgjidhet.

Po si të zgjidhet kur kjo nyje është bërë lëmsh që si gjendet fija?!

Asociacioni i lidhur nyje është bërë si mollë sherri, apo edhe më ashpër si kopil që ia lanë Kosovës te dera Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilët shkuan në dialog me duar n ’xhepa pa kurrfarë platforme për dialogun, pa kurrfarë transparence me askënd nga institucionet. Gjatë dialogut këta dy nuk i mbrojtën interesat e shtetit, por dialoguan në dëm të shtetit dhe për interesa të tyre personale, shkelën ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, me ç’ rast edhe bënë krim ndaj shtetit për të cilin duhet të dënohen nga drejtësia” tha ndër të tjera analisti

Gjithashtu, Maxharraj u shpreh se Thaçi e Mustafa kanë bërë shumë lëshime ligjore gjatë negociatave me Serbinë, duke i hapur rrugë formimit të një Republike Serbe brenda Kosovës.

Madje, ai tha se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë këta dy politikanë do të duhej të shpalleshin tradhtarë të kombit.

“Është fjala për formimin e Asociacionit një etnik në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Këta dy kalorës të vetmuar, këta dy ‘Don Kishot’ të mjeruar gjatë dialogut bënë lëshime ligjore krye në vete, Hashim Thaçi me 2013 si kryeministër i atëhershëm dhe i pasuar nga kryeministri Isa Mustafa me 2015. Sipas nënshkrimit të këtij Asociacioni më kompetenca ekzekutive nga liderët e papërgjegjshëm Thaçi dhe Mustafa na del se në Kosovë do të formohet një “Republikë Srpska” brenda Kosovës me një lloj autonomie edhe me kompetenca ekzekutive, i cili dërgon në konflikte të përhershme. Ky është një sulm i paprecedent në sovranitetin territorial dhe integritetin e Kosovës, sepse formimi i një asociacioni të këtillë ia mundëson Serbisë të jetë e pranishme në Kosovë, që do të thotë se këta dy tradhtarët e kombit, Thaçi dhe Mustafa do të ishin përgjegjësit për kthimin e Serbisë në Kosovë. Zatën ky është edhe insistimi i Vuçiqit në këtë dialog që në mënyrë të bëhet hisedar në Kosovë”, nënvizoi ai.

Tutje, analisti potencoi se tani Mustafa po tenton ta heq përgjegjësinë që ka rënë mbi të, duke e fajësuar vetëm Hashim Thaçin, ndonëse edhe ai ishte bashkëpjesëmarrës në aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Po ashtu, ai u befasua me faktin se si Thaçi dhe Mustafa nuk dhanë dorëheqje morale, pas këtij akti të pamoralshëm, të cilin e hodhi poshtë Kushtetuta e Kosovës.

“Mirëpo, ajo së çka është shqetësuese dhe shumë e tmerrshme këta dy mercenar të jetës politike në Kosovë, pra Hashimi Thaçi dhe Isa Mustafa, duke e pare së në çfarë pozite kanë rënë kanë filluar të gjuajnë topin te njëri-tjetri duke u munduar ta heqin përgjegjësinë e nënshkrimit të Asociacionit si akt direkt në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Por, ky Asociacion i nënshkruar kishte kaluar edhe në Parlamentin e Kosovës por jo edhe në atë të Serbisë. Këtë Asociacion ashtu siç e ka nënshkruar Thaçi më 2013 dhe Mustafa më 2015, Gjykata e Kosovës e ka hedhur poshtë si jo kushtetuese në 23 nene të këtij Asociacioni dhe e prek sovranitetin e Kosovës. Është e çuditshme se si këta të dy nuk kanë dhënë dorëheqje bile morale për këtë akt të pamoralshëm që e kanë nënshkruar, por fillojnë t’i drejtojnë shigjetat kah njëri-tjetri për nënshkrimin e kësaj marrëveshje”, tha Maxharraj.

Krejt në fund, e hodhi poshtë pretendimin e Mustafës se ai nuk ka marrë pjesë në nënshkrimin e Asociaiconit përmes një fotografi gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Krahas kësaj, ai ia përmendi edhe kohën kur ai ishte zgjedhur kryeministër, dhe vetëm pas 9 muajve, ai e nënshkroi Asociacionin e Komunave serbe në prani të Vuçiqit e Thaçit.

Image
Pamje nga akti i nënshkrimit të Asociacionit të komunave serbe

“Isa Mustafa si i pafytyrë që është, po mundohet me e larë fytyrën para opinionit këto ditë kur kjo çështje doli përsëri në skenë, duke thënë pa fije turpi se ai nuk ka qenë kryeministër kur është bërë marrëveshja për Asociacionin. Ky është mashtrim dhe rrenë e kulluar. T’ia përkujtojmë këtij gafili se ai është zgjedhur kryeministër më 9 dhjetor 2014, kurse marrëveshja është nënshkruar me 25 gusht 2015 me vetë dorën e tij, në pranin e Hashimi Thaçit, Aleksandër Vuçiqit dhe Federica Mogherinit, që i bie se marrëveshja është nënshkruar pas 9 muajve kur ai ishte kryeministër (shikojeni ne foto aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje të nënshkruar në Bruksel me 25 gusht 2015) ku theksonte se kjo është diçka e mire për Kosovën dhe se kjo marrëveshje është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e saj.

Por, nuk doli ashtu, Albin Kurti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e kësaj marrëveshje çfarë konstatoi se marrëveshja për Asociacionin e shkel Kushtetutën hiç më pak se në 23 nene dhe se është antikushtetuese”, përmbylli Binak Maxharraj, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat