Aksioni në veri/ Pas reagimeve të opozitës, Krasniqi zbulon se çfarë po bën Kurti

Politika

Aksioni në veri/ Pas reagimeve të opozitës, Krasniqi zbulon se çfarë po bën Kurti

Nga: A.Sh. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:51
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë më 13 tetor, gjatë protestave ndaj një aksioni kundër kontrabandës së mallrave.

Policia e Kosovës ditën e djeshme mori një aksion kundër kontrabandës në disa qytete të Kosovës. Edhe veriu ishte pjesë e këtij aksioni. Serbët lokal ishin ata të cilët kundërshtuan këtë gjë. Ata madje sulmuan edhe policinë me gur dhe me granata dore. Mirëpo, edhe nga opozita kishte vërejtje për këtë aksion. Opozita kishte deklaruar se kryeministri Kurti e mori këtë aksion vetë për shkak të zgjedhjeve lokale që di të mbahen me 17 tetor.

Analisti Islam Krasniqi një prononcim për “Bota sot” ka thënë se respektimi i ligjit nuk ka të bëjë asgjë me fushatën.

“Opozita çdo veprim të qeverisë e kritikon me arsyetimin se po e bënë për fushatë duke harruar se respektimi apo sundimi i ligjit nuk ka të bëjë asgjë me fushatën. Unë nuk besojë se ka të bëj diçka me fushatën zgjedhore sepse këto zgjedhje janë për zgjedhje lokale e që ky veprim nuk mund të sjellë rezultate”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse duhet të fitonte në zgjedhje duhet të ishte AAK-ja në kohë kur vendosin taksën por që u ndëshkua.

“Sikur veprime të tilla të sjellin rritje do të ishe rritur AAK-ja e cila patë marrë një vendim shumë të madh lidhur me taksën ndaj produkteve serbe dhe Bosnjës, e që ishte shumë i duartrokitur në popull, por që në zgjedhje e ndëshkuan”.

Në fund Krasniqi shton që aksioni në veri është për tu përshëndetur sepse Kurti po mundohet të shtrojë zbatimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës.

“Albini me këtë veprim ju tregojë se Njësia Speciale mund të hynte në pjesën veriore kur do që e lypë nevoja, sepse opozita gënjente duke thënë se Njësia Speciale s'mund të hy më në veri dhe se sovranitetin ja dorëzuan KFOR-it. Andaj Kryeministri ju tregojë edhe një herë se e ka përnjëmend sundimin e ligjit në terë territorin e Republikës së Kosovës, e që ky aksion është për të përshëndetur dhe duartrokitur”, përfundon Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat